Aktualitet16 Prill 2018, 08:15

Vangjush Dako, ‘vrasësi’ më i madh i natyrës. Derdh beton edhe në plazh. Shkatërron çdo gjë

Shkruar nga Pamfleti

Vangjush Dako, ‘vrasësi’ më i madh i natyrës. Derdh beton edhe në plazh. Shkatërron çdo gjë

Nuk mund të llogariten dëmet dhe shkatërrimet që Vangjush Dako ka bërë në Durrës këto vitet e fundit dhe që po vijon ti shkaktojë sërish.

Durrësi, qyteti antik, ku në çdo rrugicë të tij mund të gjesh thesare pa fund, pa dashur që të gërryesh shumë, është betonizuar.

Kudo shikon vetëm beton. Vangjush Dako, betonizoi zonat me vlera të mëdha historike që nga koha e Romës së Lashtë, Bizantit apo edhe të viteve më pas.

Dihen lidhjet e Gjushit me firmat e ndërtimit, pasi vetë ai vjen nga kjo fushë. Për interesat e tij klienteliste, Gjushi po betonizon Durrësit.

Tani, rradhën e ka plazhi me rërë. Në vend të rërës, po derdhet beton. Dikur të karakterizuara nga rëra e butë dhe pishat e dendura, sot vendin e tyre e kanë zënë kryesisht pallatet, që u ndërtuan pikërisht duke i marrë gjelbërimin pushuesve.

Fotot e bëra në plazhin pranë Urës së Dajlanit në Durrës. Por betonizimi nuk është ndalur vetëm te ndërtimi i pallateve gjigandë brenda vijës së rërës.

Në fakt, në këto foto shihet se në zonën e Urës së Dajlanit, betoni ka hyrë deri brenda në det, duke vendosur një barrikadë ndërmjet bregut dhe ujit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako