Aktualitet16 Tetor 2018, 17:52

Varrezat greke ‘molla’ e sherrit mes Shqipërisë dhe Greqisë

Shkruar nga Pamfleti
Varrezat greke ‘molla’ e sherrit mes Shqipërisë dhe

Varrezat greke 'molla' e sherrit mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kisha në urën e grykës së Këlcyrës është ndërtuar në vitin 90-të, dhe është e destinuar si vendbanim i shenjtë gjoja për të respektuar eshtrat e ushtarëve grek rënë në luftën e parë ku pushtuan jugun e shqipëris në 1914, 1918 dhe në luftën e dytë botërore 1940-1941, për rreth zonës së Dragotit në afërsi të Këlcyrës varrezat greke janë bërë një problem i debatushëm mes Shqiperisë dhe Greqisë.

Shkruan Genti Labi

Qeveria Italiane i tërhoqi të vrarët e saj në vitin 1960-të, ndërsa qeveria greke ka refuzuar ti tërheqë, duke prapaganduar se ata janë vrar në tokën e tyre! Kjo ide e tyre ka ngjallur shumë debat. Në traktatin e nënshkruar mes qeveris Berisha dhe qeveris Karamalis në vitin 2009!

Ku u bën dhe marrveshje të tjera si ajo e Detit! Në marrëveshje u parashikuan pesë varreza greke, por ato janë trajtuar formalisht me statusin e çdo varreze tjetër të huaja në vend, si ato franceze, angleze, italiane, gjermane etj. Kisha edhe pse është ndërtuar, për ne Shqiptarët do të jetë thjesht një kult fetar dhe asgje tjetër.

Pasi ato varreza të atyre ushtarëve grekë janë bosh dhe nuk janë gjetur, shumë prej tyre nuk janë varrosur në kohen kur janë vrarë,por kanë ngelur maleve aty ku pushtuan dhe gjetën atë që kërkuan.!

Mirëpo këto debate kanë ngjallur një indinjatë tek pjesa e njerëzve që kanë kërkuar të protestohet për këtë padrejtësi që qeveritë që kanë ardhur e kanë kaluar dhe që kanë bërë marrveshje me eshtrat e Shqiptarëve që po i grabiten nëpër zona të ndryshme si në Hormov, Lekël, Tepelenë, Dragot etj.

Shoqatat Pateriotike në disa zona kanë shprehur indinjatën e tyre dhe kanë kërkuar të protestohet në vend-ngjareje me një kërkes të vetme, të mos të cvarrosen eshtrat e shqiptarëve dhe ato të konvertohen në ushtarë grekë.

Këto thirrejet e Njerëzve Patëriotë kanë hasur në një vështirësi me vetë shtetin Shqiptar sepse njerzit aktivist që bëjën këto thirrëje dhe këto levizje po i demaskojën” sabotojen dhe po i mbajnë nënë presjon të vazhdushëm me motivin se këtë punë e di qeveria.

Është bërë disa herë kjo protest dhe do të bëhet përsëri në datën 28 Tetorë. Këto grupe Atdhetarësh ju drejtohen Popullit kryesisht atyre njerezve që jetojën në zonën përërreth Dragotit, Lekëlit, Hormovës, Tepelenës, Kelcyres, Peshtanit, por dhe Popullit Shqiptarë në tërësi.

Të ngrihen dhe ti bashkohen tubimit sepse po ju cëvarrosen eshtrat e gjysherve dhe para’ardhesve të tyre. përsa i përket qeveris dhe kryesisht ministrit ditmir bushati, I kërkojëm të rishikojë marrvëshjen dhe mos të shkeli mbi eshtrat e Shqiptarëve.

Forum