Kulture18 Shtator 2018, 22:24

Varri i mallkuar: E hapën, pastaj filluan të vdesin njerëzit…

Shkruar nga Pamfleti
Varri i mallkuar: E hapën, pastaj filluan të vdesin

 

Ku u zbulua varri i Tutankhamonit, zbulimi më i madh arkeologjik në histori, të gjithë ishin shumë të lumtur. Por së shpejti hulumtuesit filluan të vdesin. Për vetëm gjashtë javë pas hapjes së varrit vdiqën 12 njerëz…

Arkeologu britanik Howard Carter dhe egjiptologu i pasionuar lordi Carnarvon me vite kanë kërkuar varrin e faraonit Tutankhamom në Luginën e Mbretërve.

Lugina e Mbretërve në atë kohë, nga pikëpamja arkeologjike, konsiderohej vendi ku nuk ka më se çfarë të zbulohet, por ata nuk deshën të heqin dorë për shkak se aty janë gjetur disa sende të cilat e mbanin emrin e Tutankhamonit. Carter besonte se faraoni duhet të jetë i shtrirë aty diku në ndonjë varr të pazbuluar.

Dhe vërtetë, pas pesë viteve të gërmimeve të kota, më 4 nëntor 1922 e zbuluan varrin e Tutankhamonit.
Të parët kanë hyrë në varr Carter dhe lordi Carnarvon. Aty kishin gjetur thesar të paimagjinueshëm – më tepër se 3.500 sende, kryesisht nga ari i pastër, ndërsa mbi sarkofag shkruante:

“Vdekja do t’i gjejë ata të cilët ndërhyjnë në gjumin e faraonit”, transmeton Gazetametro.net.
Këto fjalë kanë shkaktuar thashetheme se varri është i mallkuar dhe se ata që hyjnë aty do t’i gjejë vdekja e sigurt.

Misteri i vdekjeve

Dhe vërtetë, vetëm gjashtë javë pas hapjes së varrit lordi Carnarvon filloi të ndihet keq. Një mëngjes ai kishte temperaturë 40 shkallë e cila zgjati 12 ditë. Mjekët besonin se derisa rruhej me brisk e kishte hapur plagën e vjetër, por temperatura tregonte për kafshimin e mushkonjës.

Djali i tij përkujtonte ato momente: “Në momentin kur babai im vdiq, në Kajro u ndalën të gjitha dritat. Ne ndezëm qirinjtë dhe luteshim!”

Atë natë qeni i lordit Carnarvon, në kështjellën e tij në Angli, papritmas filloi të lehë pa arsye. Më pas u shtri dhe ngordhi…

Kafshimi i mushkonjës si duket ka shkaktuar të kallurit, por është e pazakontë se maska e faraonit e kishte një vrimë të vogël pikërisht në vendin e njëjtë ku e kishte thumbuar mushkonja lordin.

Tri ditë pas vdekjes së lordit vdiq arkeologu amerikan Arthur Mace, njëri nga udhëheqësit e ekipit. Egjiptologu Geroge Gold, miku i Carnarvon’it, menjëherë udhëtoi në Kajro dhe shkoi ta vizitoj varrin e faraonit. Të nesërmen morri temperaturë të lartë dhe pas 12 orëve edhe ai vdiq.

Menjëherë filluan thashethemet se lordi Carnarvon me bashkëpunëtorët e vet e zgjoi “mallkimin e mumies”, me të cilin faraonët, sipas gojëdhënave, i dënonin ata të cilët i prekin mbetjet e tyre.

Në afat prej gjashtë javëve pas hapjes së varrit vdiqën 12 njerëz të cilët morën pjesë në hapje, dhe deri në vitin 1929 kanë vdekur gjithsej 22 njerëz të cilët punuan në hapjen e varrit.

Mirëpo, Carter nuk vdiq, ai jetoi edhe 17 vite pas zbulimi deri në moshën 64 vjeçe. Por, sipas thashethemeve, gjarpri kobra e kishte ngrënë papagallin e tij ditën kur ishte hapur varri. Kobra në Egjiptin e lashtë ishte simbol i hyjneshës mbrojtëse të mbretërve dhe mbretëreshave.

Histori/Arkeologji