Valdrin Pjetri ka vendosur të tërhiqet nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës. Vendimi vjen pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarje droge në vitin 2003.
“I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër”, tha ndër të tjera Pjetri në reagimin e tij publik ku bëri të ditur vendmin.
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Valdrin Pjetri iku dhe nuk do të jetë më kryetar i Bashkisë së Shkodrës. Vasili thotë se ai që duhet të ikë është edhe Edi Rama, pasi përditë po i del boja keq e më keq.
Postimi i Petrit Vasilit:
Ky Valdrin Pjetri iku per turp. Po ky Edi Rama ç’pret më? Pse e zgjat më kot?
Apo duhet ti dale boja me keq se çi ka dale? Sa me vone aq me i hidhur do te jete fundi…..