Politike19 Maj 2019, 11:23

Vasili harron videon e Metës me Priftin: Na duhet kryeministër si Kurz, që shkoi në zgjedhje për një video

Shkruar nga Pamfleti
Vasili harron videon e Metës me Priftin: Na duhet kryeministër si

Pak orë më parë pasi plasi skandali I videos për zv. Kancelarin austriak, Sebastian Kurz thirri menjëherë vendin në zgjedhje të parakoshme, duke treguar një vullnet politik dhe përgjegjshmëri publike për t’u admiruar.

Nga ky rast duket se ka përfituar për të sulmuar Ramën, ish-deputeti I LSI Petrit Vasili, I cili ka thënë se Shqipërisë I duhen njerëz të tillë në pushtet dhe jo kryeministri actual. Petrit Vasili harron se një video e tillë doli dhe për liderin e tij shpirtëror Ilir Meta, po askush nga aradha e atyre që ishin asokohe në pushtet nuk kërkoi ndonjëherë ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Morali Kurz dhe hiçmorali Edi Rama!!

Morali i Kancelarit austriak Kurz:

“Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë por, unë nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot jap dorëheqjen dhe të thërrasë zgjedhje te parakohshme,”- tha Kurz.

Sa per Edi Ramen, po jua kursej broçkullat amorale, qe ka thënë e thotë për te justifikuar zvarritjen e jargavitjen pas këmbeve të karriges.

Është shume i lehte krahasimi i situatës mes Kurz dhe Edi Rames.

Shkëlqen morali i Kurz dhe nxin hiçmorali Edi Rama.

Vë të parën Austrinë Kurzi dhe ve te fundit Shqipërinë Edi Rama.

Kurz krenar per veten ndersa Edi Rama i shplare nga cdo krenari.

Kurz me identitet per tu admiruar ndersa Edi Rama nje kameleon per tu harruar.

Kurz një zgjidhje për Austrinë, ndërsa Edi Rama një e keqe e madhe për Shqipërinë.

Shqipërisë i duhet një Kurz dhe jo një hiç si Edi Rama.

Politike