Politike18 Qershor 2019, 09:16

Vasili i revoltuar me Ramën pas përgjimeve, i publikon videon dhe lëshon ofendime: I pacipë e moralprishur

Shkruar nga Pamfleti
Vasili i revoltuar me Ramën pas përgjimeve, i publikon videon dhe

Petrit Vasili ka reaguar sërish pas përgjiemve të publikuara nga BILD, ku i përfshirë ishte dhe vet kryeministri i vendit Edi Rama, në një bisedë me Arben Keshin, asokohe, drejtor në Ministrinë e Brendshme. Vasili e ka sulmuar Ramën duke thënë se ky i fundit është gënjeshtar i pacipë dhe ka postuar një video ku Rama mohonte përgjimet.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Imoraliteti i Edi Rames,qe mohonte pergjimet nje muaj me pare(VIDEO). Nje muaj me pare ne 18 maj 2019 Edi Rama genjente dhe deklaronte se ne pergjime nuk ishte ai,se nuk ishte gjuha dhe menyra e te folurit te tij.

Faktet e nxjerra nga BILD tregonin qarte se ishte ai vete drejtuesi,frymezuesi, paguesi dhe perfituesi i kesaj grabitjeje kriminale te votave. Eshte e qarte per te gjithe shqiptaret pavaresisht se cilen parti votojne se kryeminister me te shplare moralisht se Edi Rama nuk ka pasur.

I jargavitur,pa karakter,genjeshtar i pacipe dhe moralshprishur ky eshte kryeministri,qe ju ka zene deren shqiptareve. Shiheni miq VIDEON e Edi Rames qe flet perpara kandidateve per kryetar bashkie ne 18 maj 2019 dhe perbuzeni…

Politike