Bota15 Prill 2019, 16:14

Vazhdojnë protestat në Sudan, numërohen 38 viktima

Shkruar nga Pamfleti
Vazhdojnë protestat në Sudan, numërohen 38 viktima

Vazhdojnë protestat në Sudan, numërohen 38 viktima

“Duam të çmontojmë shtetin” këto kanë qenë thirrjet e protestuesve në Sudan. Protestuesit sudanezë kërkojnë që të ndryshojnë shtetin dhe organizmat e krijuara prej udhëheqësit Omar al-Bashir, tashmë i përmbysur.

Ato kanë shprehur se autoritetet e regjimit të kaluar duhet të vihen në gjyq. Bashir u përmbys nga ushtria javën e kaluar, pas dekadash në pushtet, ndërsa këshilli i formuar ushtarak tha se zgjedhjet do të zhvilloohen brenda dy vjetësh.

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë brenda kampeve jashtë selisë së ushtrisë në Kartum, duke kërkuar formim të menjëherëshëm të administratës civile.
Të hënën ka pasur përpjekje për t’i shpërndarë protestuesit, por nuka kanë mundur t’ia arrijnë kështu trupat janë zmbrapsur nga konfrontimi, sipas Rel.

Thirrjet që vinin prejturmave ishin për liri dhe revolucion, ndërsa thirrjet e tyre u janë drejtuar edhe ushtrisë per mbrojtje. Protestuesit thonë se vazhdojnë të mbeten në rrugët e Kartumit, nga frika se udhëheqësit e grusht shtetit ushtarak janë shumë të afërt me presidentin e përmbysur, Bashir.
Ish presidentit Bashir i janë drejtuar dy urdhërarrestimeve ndërkombëtare, të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime.

Ai është akuzuar për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin Darfur të Sudanit, në periudhën 2003-2008. Ish presidenti që tani ndodhet në paraburgim ka shprehur përmes avokatit të tij se nuk i ka bërë ato krime.
Arrestimi i tij ka sjellë shumë trazira që filluan në dhjetor, për shkak të rritjes së çmimeve të bukës dhe naftës. Deri më tani ka 38 viktima.

Bota Protesta Sudan Viktima