Aktualitet19 Gusht 2019, 14:28

Vdekja e dy punëtorëve, reagon ISHP: Ishin të siguruar! Sektori i ndërtimit më i rrezikuari, 2 kompani në proces hetimi

Shkruar nga Pamfleti
Vdekja e dy punëtorëve, reagon ISHP: Ishin të siguruar! Sektori i

Vdekja e dy punëtorëve, reagon ISHP: Ishin të siguruar! Sektori i ndërtimit më i rrezikuari, 2 kompani në proces hetimi

Kryetari i Inspektoriatit Shtetëror të Punës Arben Seferaj gjatë një deklarate për mediat, foli për tragjedinë e ndodhur disa ditë më parë në qendër të kryeqytetit ku dy punëtorë humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën, pasi ranë nga skela, teksa po punonin për rikonstruktimin e një fasade.

Sefraj publikoi fakte tronditëse të shifrave të punëtorëve që kanë humbur jetën në punë për gjatë 6 muajve të fundit.

Nderkohë kujtojmë se gjykata ka lënë në arrest me burg Ilir Bendon, inxhinierin e firmës ‘Syla’. Ilir Bendo është shprehur ndërkohë se ai i ka instruktuar punëtorët dhe nuk ka shkelur asnjë ligj. Bendo ka vijuar të mbrohet se nuk e ka në kontratë të merret me çmontimin e skelave. Ndërsa, për Xhimi Tarushin, drejtuesin Teknik të punimeve në firmën “Xhimi”, është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjatë seancës së gjyqit Bendo ka deklaruar se nuk mban ai përgjegjësi për çmontimin e skelave, pasi sipas tij nuk e ka të shkruar në kontratë një gjë të tillë.

“Inspektorati i punës ka vlerësuar sektorin e ndërtimit si sektor me risk shumë të lartë për humbje jetë. Kontrollet duhet të intensifikohen për të parandaluar ngjarje të tilla. Jemi në proces hetimi ndaj 2 kompanive. Nga viti 2015 subjekti “Xhimi”nuk ka asnjë inspektim. Ndërsa “Syla” është inspektuar 16 herë, i janë lënë vazhdimit detyra për të realizuar që lidhen me sigurinë dhe 1 herë i është vënë gjobë. Punëtorët që humbën jetën ishin të siguruar. 6 muajt e fundit kanë ndodhur 99 aksidente në punë dhe 25 punëtorë kanë humbur jetën.”-është shprehur Seferaj.

Aktualitet 2 kompani në proces hetimi reagon ISHP: Ishin të siguruar! Sektori i ndërtimit më i rrezikuari Vdekja e dy punëtorëve