Kronike20 Tetor 2018, 11:12

Vdekja e punëtorit dhe plagosja e tjetrit, arrestohen dy prej drejtuesve të fabrikës në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
Vdekja e punëtorit dhe plagosja e tjetrit, arrestohen dy prej drejtuesve

Aksidenti me pasojë vdekjen e një punëtori dhe plagosjen e një tjetri në fabrikën e çimentos në Elbasan ka çuar në arrestimet e dy prej drejtuesve të fabrikës.

Në pranga kanë rënë Gëzim Spaho, menaxher i departamentit të shpërndarjes dhe Gëzim Jaçellari, teknik ndërtimi.

Arrestimi është bërë me akuzën, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Edhe dy punonjës të tjerë të fabrikës janë proceduar në gjëndje të lirë.

Kronike fabrika