Vdekja e të atit ‘gjunjëzon’ njeriun më të pushtetshëm të SHBA, Bush me lot në sy jep mesazhin që prek gjithë botën (Video)

Vdekja e të atit 'gjunjëzon' njeriun më të pushtetshëm të SHBA, Bush me lot në sy jep mesazhin që prek gjithë botën (Video)

Djali i ish-presidentit George W Bush mbajti një fjalim të ndjerë dhe thellësisht personal ndërsa lavdëroi figurën e babait, i cili humbi jetën ditën e premte në moshën 94 vjeçare.

“Për ne, ai ishte më i ndritshmi i njëmijë pikave të dritës. Kur të shkruhen librat e historisë, do të thonë se George HW Bush ishte një president i madh i Shteteve të Bashkuara. Ai pranoi se dështimi është pjesë e jetës, por na mësoi të mos përkufizohej kurrë nga dështimi. Ai na tregoi se pengesat mund të na forcojnë.

 

 

Në fjalimin e fundit të tij, presidenti i 41-të i SHBA-ve tha:

“Ne nuk mund të shpresojmë t’i lëmë fëmijëve tanë një makinë të mirë, apo një llogari bankare më të madhe. Ne duhet ti trashëgojmë atyre se si të jenë një mik besnik, nje prind i dashur, një qytetar që bën shtëpinë, lagjen dhe vendin e tij më të mirë se sa e gjeti. Çfarë duam ne që të thonë burrat dhe gratë që punojnë për ne, kur të mos jemi më?

Që ne ishim më të prirur për të patur sukses më shumë se kushdo tjetër rreth nesh, dhe promovoi një botë të miqësisë. Do të të kujtojmë pikërisht për këto mesazhe edhe për shumë më tepër. Do të na mungosh. Mirësjellja, sinqeriteti dhe shpirti yt i dashur do të qëndrojnë gjithmonë me ne. Mes lotësh, dije se jemi të bekuar që të kemi njohur, një njeri fisnik dhe të madh, babain më të mirë që një djalë apo vajzë mund të ketë. Në pikëllimin tonë, le të buzëqeshim duke e ditur që babi po përqafon Robin dhe shtrëngon dorën e mamit sërish”-tha Bush mes lotësh, duke kujtuar kështu motrën Robin e cila ka humbur jetën në moshë të vogël, dhe nënën e tij e cila u nda nga jeta 7 muaj më parë.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti