Bota e sportit ka marrë një goditje shumë të fortë mbrëmjen e djeshme ku në një aksident tragjik, pas rënies së helikopterit, legjenda e basketbollit amerikan, Kobe Bryant, humbi jetën përkrah vajzës së tij 13 vjeçare.
Ndarja e tij nga jeta ka trishtuar një botë të tërë e gjithashtu ka trishtuar edhe sportdashësit në Shqipëri. Liderët politik në vend, Rama e Basha janë “bashkuar” në këtë dhimbje. Rama reagoi mbrëmjen e djeshme i “përlotur”, ndërsa kryedemokrati zgjodhi mëngjesin e sotëm
Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh për vdekjen e legjendës së basketbollit Kobe Bryant ku shprehet se kjo ngjarje është një lajm tragjik për sportdashësit dhe për ata që për vite të tëra janë mbërthyer para ekranit për të parë atë. Basha shprehet se të gjithë janë të tronditur për vdekjen e tij të dhimbshme dhe të vajzës së tij 13- vjeçare Gianna.
“Aksidenti ku humbi jetën Kobe Bryant dhe vajza e tij, është një lajm tragjik për të gjithë sportdashësit dhe për ata që me vite të tëra janë mbërthyer para ekranit për të ndjekur legjendën e basketbollit. Të gjithë jemi të tronditur nga humbja e dhimbshme e tij dhe e vajzës së tij Gianna. U prehshin në paqe!“, shkruan Basha.