Politike16 Tetor 2019, 19:50

Shkruar nga Pamfleti

Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, kancelarja gjermane, Angela Markel dhe presidenti i Francës, Emmanuele Macron kanë dalë në një konferencë të përbashkët.

E vetmja shpresë që I kishte mbetur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte forca e kancelares Merkel dhe Gjermanisë për të ndikuar vendimin e Francës për negociatat. Mesa duket edhe kjo shpresë e fundit ka “vdekur”, pasi në konferencën e përbashkët mes Merkel dhe Macron nuk ka pasur një dakordësi për këtë çështje.

 Merkel i ka përmendur Macron faktin se për hapjen e negociatave duhet një vendim unanim.

“Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave.” – u shpreh Merkel.

Por presidenti Macron vijon ti mbetet besnik deklaratave të mëparshme, duke theksuar se duhet reformim i procedurave të pranimit të shteteve në BE.

Do ti përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme. Evropa është një shtëpi e bukur dhe e madhe e jona. Njëri prej pjesëtarëve vendosi të largohej. Në këto lloj rastesh dritat e bukura që ka shtëpia mund të duken të bukura nga larg. E përshëndes kurajon dhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Do flisja për një sinjal pozitiv, por Ballkani është tejet strategjik për Evropën. Duhet ta reformojmë procedurën. Unë po e shpall vizionin tim gjeopolitik para kancelares.” ka thënë Macron. /Pamfleti

Politike