Aktualitet20 Prill 2018, 11:58

Veliaj bëhet qesharak, kërkon detyrime që vlejnë më pak se kostot e njoftimit

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj bëhet qesharak, kërkon detyrime që vlejnë më pak se kostot e njoftimit

Në zyrat e një biznesi në kryeqytet ka mbërritur një faturë detyrimi nga Bashkia e Tiranës.

Në faturë thuhet se biznesi në fjalë ka ndaj Bashkisë së Tiranës një detyrim financiar prej 72 lekësh te reja, pra 700 lekë të vjetra, sa një kafe makiato.

Ndërkohë kostoja e dërgimit të kësaj fature është shumë herë më e lartë. Po ti marrim me radhë, në fillimi letra, pastaj printimi me ngjyra, vula e institucionit, printimi i zarfit dhe në fund dërgimi me postë.

Po ti marrësh të gjitha këto së bashku, kuptohet fare lehtë se kostoja e tyre shkon shumë herë më tepër sesa detyrimi financiar i objektit në fjalë.

Bashkia e Tiranës ne vend që të gjurmojë “peshqit e mëdhenj” të cilët kanë miliona pa paguar, dërgon fatura të tilla detyrimi te biznesi i vogël./ CNA.al


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Aktualitet kërkon detyrime që vlejnë më pak se kostot e njoftimit Veliaj bëhet qesharak