Politike16 Qershor 2019, 18:00

Veliaj “shthurret” ndaj opozitës: Nuk duhet vazhduar me politikën e prostatës dhe protestave, por me punë

Shkruar nga Pamfleti
Veliaj “shthurret” ndaj opozitës: Nuk duhet vazhduar me

Banorët e Zall-Bastarit nuk duhet të shqetësohen më për tregtimin e produkteve të tyre bujqësore apo për të ardhur në Tiranë. Falë investimit të qeverisë shqiptare për ndërtimin e Rrugës së Arbrit dhe të Bashkisë së Tiranës për rrugët lidhëse, udhëtimi i qytetarëve shkurtohet ndjeshëm. Gjatë takimit elektoral me banorët e Zall-Bastarit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi se vëmendja e mazhorancës është zgjidhja e shqetësimeve reale që kanë qytetarët. “Ne këtu kemi halle që duhet t’i zgjidhim; nëse u bë gjysma e rrugës, duhet të bëjmë edhe gjysmën tjetër, që të lidhet përfundimisht me Rrugën e Arbrit.

Me këtë investim do të shkohet në Tiranë për 12 minuta. Zall-Bastari tingëllon larg, jo se është larg, por se duhen dy orë të vish këtu. Nëse largësia shkurtohet në 12 minuta, do të thotë se një student do të shkojë për 12 minuta në Universitet; një produkt bujqësor për 12 minuta do kapë tregun; nëse ka një lindje të vështirë, për 12 minuta arrin në spital. Kemi edhe 12 ditë punë, që të jemi 12 minuta më afër. Kjo është diferenca”, tha Veliaj.

“Na penguat te lodrat, do na pengoni që të bëjmë sheshin, siç na penguat për sheshin “Skëndërbej”, do na pengojnë që të bëjmë këtë tregun e ri agro-ushqimor, që duam ta bëjmë publik siç na penguan me Pazarin e Ri. Siç nuk ia dolën me rrugën me sheshin dhe me Pazarin në Tiranë, nuk do ia dalin me rrugën, me sheshin, me pazarin në Zall-Bastar: Kaq e thjeshtë është. Ne nuk duhet të vijojmë me politikën e prostatës dhe protestave, por ne duhet të shohim para me PS, si një parti e punës dhe zhvillimin”, tha kandidati socialist.

Politike