Politike17 Korrik 2019, 17:39

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi me 94% të votave përballë një kandidati thuajse anonim të Bindjes Demokratike, por “Lali Eri” nuk e ka marrë ende mandatin zyrtarisht nga KQZ dhe ka vendosur të bëjë ankesë në Gjykatë. Sot Veliaj ka kërkuar miratimin si kryetar i bashkisë Tiranë. Erion Veliaj kërkon miratimin e mandatit nga Gjykata e Tiranës.

Kujtojmë se të gjithë kryetarët e bashkive të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit i kanë marrë mandatet nga gjykatat e qarqeve respektive pasi KQZ nuk i miratonte dot për shkak të votës kundër të Klement Zgurit.

Megjithatë, ditën e sotme e papritura ndodhi pasi gjykata e Durrësit nuk i dorëzoi mandatin kandidates së PS, Valbona Sako dhe disa orë më vonë edhe gjykata e Tiranës nuk i dha mandatin e kryebashkiakut Agim Kajmakut në Vorë.

Politike