Aktualitet25 Qershor 2018, 21:55

Vëllait prokuror të ish Presidentit Nishani i hiqet dosja e 3.4 milionë euro të gjetur në makinat ‘Toyota Yaris’, opozi

Shkruar nga Pamfleti
Vëllait prokuror të ish Presidentit Nishani i hiqet dosja e 3.4

Dyshime për pastrim parash nga reklamat e çmendura të biznesit në prag falimenti në media, nga 60-120 euro sekondi. Raporti i tatim-fitimit dhe “Rusia 2018”

Prokurori Sokol Nishani nga mesdita e ditës së sotme nuk do të merret më me dosjen e hetimit të 3.4 milionë eurove të ardhura nga Gjermania me makinat “Toyota Yaris” që u bllokuan në portin e Durrës pa mbërritur tek pritësi.

Mësohet se Nishanit çështja i është hequr nga ana e drejtuesve të prokurorisë dhe një veprim i tillë ka ngjallur shumë shqetësim tek opozita dhe sidomos te mediet afër saj, që e kanë vënë në krye këtë lajm.

Nga ana tjetër Lulzim Basha, përkundër ndryshimit të prokurorit dhe zëvendësimit të saj i ka qëndruar versionit të dekonspirimit të aksionit, duke “shpërndarë” goditjen tek numri dy i PS dhe kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, Edi Rama dhe qeveria e tij.

Ndërkohë që, për hir të së vërtetës veprimet e para për këtë dosje hetimore janë kryer nga prokurori pranë Prokurorisë së Durrësit, Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i zgjedhur nga radhët e PD, por më pas është vendosur transferimi i dosjes.

Sot mësohet se çështja ka kaluar në duart e Ornela Rrumbullaku, e cila është përgjegjëse e strukturës së Task Forcës pranë prokuorisë për krimet të rendë në Tiranë.

Vetë Prokurori Sokol Nishani ka sqaruar të gjithë situatën, për aq sa ai ka qenë prezent në hetimin e kësaj çështjeje.

Nishani ka treguar se ka qenë prokuror i gatshëm dhe si i tillë kur kërkohet nga policia për veprime urgjente, duhet të paraqitet, mbulon ose jo atë sektor hetimor.

“Sa i përket çështjes që ka ndodhur është objekt i hetimit dhe kompetencë e krimit ekonomiko-financiar ka qenë kolegia Ornela Rrumbullaku.

Unë kam qenë në veprimet e para të hapjes, kontrollit dhe sekuestrimit deri në momentin kur ka filluar edhe numërimi i kësaj shume financiare që është sekuestruar.

Më vonë, është vënë ne dijeni kolegia Ornela Rrumbullaku, se është kompetente, pasi çdo veprimi im më tej, do të quhej nul nga ana ligjore.

Nuk ma kanë marrë mua çështjen. Nëse hidhet një ide e tillë, janë broçkulla dhe jo të vërteta. S’ka pas dorëheqje, as asgjë. Ne ruajmë etikën tonë profesionale”, ka sqaruar prokurori Nishani.

Më tej prokurori Nishani ka treguar se ka asistuar në veprimet hetimore deri në orën mesnatë dhe konkretisht deri në orën 24.00, kur po bëhej edhe numërimi i parave.

“Na ndihmuan dy subjekte private, që kishin makineta, sa kam asistuar unë deri në 12 të natës. Pastaj numërimi ka zgjatur deri në orën 2. 30 të mëngjesit dhe më pas është përpiluar procesverbali përfundimtar”, ka treguar më tej prokurori Nishani.

Pas numërimit të parave të sekuestruara në Durrës, zbulohet se shifra e saktë 3 milionë e 470 mijë Euro.
Policia ka shoqëruar pronarin e kamionit që po transportonte makinat, Edi Lika si dhe shoferin.
Gjithashtu është shoqëruar edhe djali i pranarit të kamionit që shoqëronte shoferin, Klevis Lika, 19 vjeç.
Nga analiza që iu është bërë parave nuk rezultojnë false dhe dyshohet se janë siguruar nga aktivitete kriminale.

Ndërkohë që në mesditë është zbuluar emri i porositësit të makinave ‘Toyota Yaris’, në të cilat u sekuestruan 3. 4 milionë euro.

Sipas dokumenteve doganore, Alban Mollaymeri rezulton si porositësi në Tiranë i 7 makinave, në dy prej të cilave u gjetën edhe eurot.

Ndryshe nga sa u pretendua dje se makinat ishin porositur nga një biznesmen kosovar, rezulton se ato janë të porositura nga Alban Mollaymeri, pronari i një servisi makinash modest në zonën e bregut të lumit në Tiranë.

Gjithashtu, mësohet se origjina e makinave ka qenë Gjermania dhe jo Belgjika.

Nga dokumentat rezulton se porositës është Alban Mollaymeri, një pronar servisi dhe për t’i transportuar ka kontaktuar Edi Likën, i cili gjithashtu ka një servis makinash dhe një kompani trasnporti. Ndërkaq, dy makinat e tjera, një ‘Opel’ dhe një ‘Alfa Romeo’ , që ishin mbi kamion bashke me 7 Toyotat, janë porositur prapë në të njëjtin koncensionar.

Alban Mollaymeri, që rezulton si porositësi i makinave të ngarkuara me para, sipas dokumenteve të siguruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka hapur një licencë rishtazi, e cila mban datën 10/10/2017, por pa dhënë detaje apo specifikuar, nëse kompania ka si objekt aktiviteti edhe importimin e makinave.

Por edhe pse Alban Mollaymeri rezulton pritësi i makinave, sërish ngrihen dyshime nëse është ai destinacioni final i 3. 4 milionë eurove apo persona të tjerë fshihen pas tyre./Pamfleti/

Kryesore opozita e shqetësuar. Basha i qëndron dekonspirimit Vëllait prokuror të ish Presidentit Nishani i hiqet dosja e 3.4 milionë euro të gjetur në makinat ‘Toyota Yaris’