Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka sqaruar se si do të kryhet vaksinimi sipas radhës. Bino shkruan se në fillim do të vaksinohen bluzat e bardha dhe mjekët e familjes, ku janë përgatitur listat sipas grupmoshave.
“Sipas grupmoshave janë përgatitur listat me mjekët e familjes. Vendet e vaksinimit do të jenë të përcaktuara. Hapi i parë është personeli së bashku me shtëpitë e të moshuarve, atje ku jetojnë. Nuk është fushata e parë e vaksinimit, por interesi i secilit prej jush, e publikut e politikës është ma i madh tani për COVID-19”, shkruan Bino.