Nuk do jetë e lehtë që kriza ekonomike e krijuar nga COVID-19 të kalojë shpejt, sidomos në vendet në zhvillim.
Ekspertet e Kombeve të Bashkuara kanë deklaruar se vendet në zhvillim do të kenë nevojë për një paketë ndihme financiare 2.5 trilionë dollarë këtë vit për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19
Disa nga arsyet pse ekonomitë në zhvillim do të pësojnë një “goditje të rëndë” janë: për shkak të rrjedhjeve të mëdha të kapitalit, humbjes së fitimeve nga eksporti për shkak të rënies së çmimeve të mallrave, dhe rënies së vlerave të monedhës kombëtare, dhe ndikimi i përgjithshëm i pandemisë do të jetë më i keq se në rastin e krizës globale ekonomike të vitit 2008.