Aktualitet18 Korrik 2019, 11:41

“Vendimet gjyqësore një rrëmujhane ligjore”, reagon Meta pas humbjes së mandatit bashkiak të PS në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
“Vendimet gjyqësore një rrëmujhane ligjore”, reagon

Ilir Meta pret formimin e Gjykatës Kushtetuese, kërkon shpalljen anti kushtetues të ligjit për Teatrin

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar vendimin e Gjykatës së Durrësit për rrefuzimin e mandatit si një rrëmujhane e shtetit tonë në kundërshti të plotë me Kushtetutën. Ai përfshiu këtu edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi dekretin e tij për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është demonstrim i rrëmujhanes ligjore që ekziston në vendin tonë, mungesës së respektit për kushtetutën, i keqzbatimit të njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese që arritën me konsensus unanim tre vjet më parë. Kjo gjë u demonstrua ku me një qarkore kuvendi u shpall inekzistent dekreti i presidentit dhe nga organizata socialiste në KQZ, dhe ju bë presion Kolegjit Zgjedhor të interpretonte kërkesën e zotit Idajet Beqiri”, u shpreh Meta në përgjigje t ëinteresit të gazetarëve.

Kujtojmë se dje gjykata në Durrrës nuk i dha mandatin kandidates për bashkinë e këtij qyteti me argumentin se Bindja Demokrate ishte rregjistruar në zgjedhje jashtë afateve kohore.

Presidneti Meta e ka cilësuar këtë vendim si të  pavlefshëm duke e cilësuar 30 Qershorit si një datë në kundërshti të plotë me Kushtetutën.

Aktualitet