Vendimi drastik, Greqia ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Sandër Lleshin: Duam sqarime thelbësore, po shkatërroni marrëdhëniet tona!

Vendimi drastik, Greqia 'dhëmbë për dhëmbë' me Sandër Lleshin: Duam sqarime thelbësore, po shkatërroni marrëdhëniet tona!

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër pas vendimit të ministrit të komanduar të Brendshëm, Sandër Lleshi, për të shpallur ‘non grata’ 52 ekstremistët grekë, për shkak të thirrjeve të tyre anti-shqiptare pas ngjarjeve të djeshme në Bularat, gjatë ceremonisë funerale për Konstandin Kaçifa, i cili u vra 10 ditë më parë gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n. Athina pret sqarime nga Shqipëria për vendimin, ndërsa kërkon që të mos rëndohet klima e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në këtë moment delikat presin që Shqipëria të distancohet nga deklaratat dhe veprimet që rëndojnë klimën e marrëdhënieve tona. Ne kërkojmë sqarime thelbësore për vendimin nga ana e autoriteteve shqiptare për të shpallur, në mënyrë masive, të padëshirueshëm 52 shtetas grekë. Mbetemi të përqendruar në ndërtimin e marrëdhënieve besimplota, por kërkojmë të njëjtën gjë edhe nga fqinjët tanë”, deklaron Ministria e Jashtme greke.

Ministri i Brendshëm i komanduar njoftoi sot shpalljen ‘non grata’ të 52 grekëve për shkak të thirrjeve ekstremiste antishqiptare gjatë ceremonisë mortore të Kaçifas. Sandër Lleshi u shpreh se personat e shpallur të padëshiruar nga autoritetet shqiptare, kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.

Ai theksoi se askush nuk mund të tallet me respektin dhe urtësinë e popullit shqiptar, duke shfaqur ekstremizëm të patolerueshëm, ndërsa paralajmëroi masa ligjore në rast se ata do tentojnë të hyjnë në territorin shqiptar.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti