Kulture19 Gusht 2019, 05:00

Vendimi i Instagramit, i shpall luftë lajmeve të rreme

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi i Instagramit, i shpall luftë lajmeve të rreme

Instagrami merr vendimin drastik për postimet, ja çfarë pritet të ndodhë

Instagrami i ka shpallur luftë lajmeve të rreme. Rrjeti social lejon tani përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet që konsiderohen false. Funksioni, për momentin i disponueshëm vetëm në shtetet e bashkuara.

Fillimisht, rrjeti social do të përdorë sinjalizimet e përdoruesve dhe faktorë të tjerë, si përshembull sa i vjetër është një postim dhe aktivitetet e llogarisë që e ka gjeneruar, për të vlerësuar nëse një përmbajtje e caktuar duhet të kontrollohet thellësisht.

Shoqëritë që merren me verifikimin, janë të njëjtat që ekzaminojnë përmbajtjet në facebook. Nëse një lajm i rremë konfirmohet, postimi nuk hiqet por bëhet i padukshëm në kërkime dhe injorohet nga seksioni ‘eksploro’.

Llogaria që e ka gjeneruar nuk merr asnjë njoftim kur një përmbajtje e saj është nën vëzhgim dhe nëse ajo konsiderohet false.

Teknologji i shpall luftë lajmeve të rreme Vendimi i Instagramit