Ditën e sotme, Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu deklaroi vendimin për mbylljes e pjesshme të shkollave, me një kombinim të mësimit online dhe atij fizik.
Shefja e ISHP-së, Albana Fico ka shpjeguar motivet që e kanë çuar Komitetin Teknik të Ekspertëve për mbylljen e shkollave dhe alternimin e mësimit online me fizik. Në një lidhje me Skype Fico tha se kjo gjë është bërë për shkak të infeksioneve respiratore, duke qenë se jemi futur zyrtarisht në stinën e dimrit.
Sipas Ficos, në shumë spitale, janë shtruar shumë fëmijë që kanë simptoma të ndryshme, që u përkasin virozave stinore.
Më herët Rama dhe Komiteti Teknik thanë se shkollat nuk janë vatra infeksioni, por sot u mor ky vendim, dhe nga gazetarja është quajtur si i papritur.
Vasili:Ju thatë, Rama tha se nuk janë vatra shkollat, pse ky ndryshim i papritur?
Fico:Ky nuk është ndryshim i papritur, pasi kemi thënë që situata monitorohet në kohë ditore. Është një situatë që vlerësohen të gjitha grupet. Kështu u vlerësuan dhe shkollat. Në deklaratat e plotikanëve janë dy gjëra që nuk shpjegohet. Me uljen e temperaturave janë rritur dhe numrat e pacioentëve fëmijë me gjendje gripale.
Vasili:Do jenë vetë shkollat që do vendosin si do ndodhë kombinimi mes online dhe fizikes?
Fico:Ne e kemi të parashikuar këtë. Kur ka prezencë fizike do shoqërohet me prokollin e caktuar. Ne kemi rekomanduar që të jetë MSH ajo që do e vendosë këtë gjë, se si do bëhet kombinimi. Në reparte pediatrike ka shtrim të fëmijëve me viroza respiratore. Ndaj kjo është një përkujdesje e shtuar.