Kulture 1 Gusht 2019, 02:30

Vendosen masa drastike ndaj funskioneve që krijojnë varësi në internet

Shkruar nga Pamfleti
Vendosen masa drastike ndaj funskioneve që krijojnë varësi

Studiuesit japin alarmin: Rrjetet sociale ndikojnë në zhvillimin e vetëvlerësimit të ulët

Luajtja automatike e videove (Autoplay) në YouTube dhe navigimi i pafund me “scroll” në  Facebook mund të ndalohen në SHBA nën një projekt-ligj të ri të propozuar.

Akti i Teknologjisë së Reduktimit të Varësisë nga Mediat Sociale (Smart) fokusohet tek teknikat dhe tiparet që, sipas autorit të tij, Senatorit Republikan Josh Hawley, janë krijuar për të inkurajuar dhe thelluar sjelljet që krijojnë varësi.

Projekt-ligji synon “praktikat që shfrytëzojnë psikologjinë njerëzore ose fiziologjinë e trurit për të penguar thelbësisht lirinë e zgjedhjes” dhe dy nga praktikat e përgjithshme që synon të ndalojë janë:

Rrotullimi i pafund (scroll) ose ripërditësimi automatik (auto reload), siç janë lajmet në Facebook ose dhe në Twitter, të cilat automatikisht shfaqin përmbajtje të re kur përdoruesi vjen në fund të përmbajtjes ekzistuese, pa kërkuar ndonjë kërkesë specifike nga lexuesit.

Autoplay, kur një sit automatikisht luan muzikë ose video “pa një kërkesë të veçantë nga përdoruesi”, si në YouTube dhe Facebook. Çuditërisht, projektligji përjashton në mënyrë eksplicite luajtjen automatike të reklamave nga qëllimi i tij, megjithëse ato janë shumë të papëlqyera.

Projekt-ligji vjen ndërsa parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar heton “teknologjitë Addictive (që krijon varësi)”, me një hetim që prek shumë nga të njëjtat fusha me ligjin e Hawley.

Hetimi në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu po merret me video lojëra. Muajin e kaluar, krijuesit e lojës popullore Candy Crush Saga thanë se më shumë se 9 milion njerëz luajtën lojën e tyre për të paktën tre orë në ditë, ndërsa 432,000 luanin për gjashtë ose më shumë orë. Megjithatë, zhvilluesit, kompanisë King, argumentuan se nuk kishte ndonjë problem me varësinë.

Teknologji Vendosen masa drastike ndaj funskioneve që krijojnë varësi në internet