Showbiz31 Mars 2018, 18:52

Vendosni një pasqyrë në portofol dhe shikoni se çfarë ndodh!

Shkruar nga Pamfleti
Vendosni një pasqyrë në portofol dhe shikoni se çfarë

Vendosni një pasqyrë në portofol dhe shikoni se çfarë ndodh!

Në këto rreshta do të rrëfejmë disa Këshilla të Feng Shui, në mënyrë që mos t’ju mungojnë kurrë paratë:

1.Sipas Feng Shui, është e rekomandueshme që të mbahen në portofol 3 gurë në mënyrë që të tërhiqni paranë.Një pyrithe, i cili konsiderohet si guri i parasë.Një amethyst, i cili është një gur i shumimit, që shndërron varfërinë në pasuri.Dhe një quartz citrine, i cili është guri diellor i pasurisë dhe i fatit të mirë.Rekomandohet që këta tre gurë të mbahen në portofol, sepse kur të tre gurët apo kristalet bashkohen, prodhojnë energji që tërheqin pasuri. Mund të vendosni gjithashtu një apo tre monedha të lidhura bashkë me një kordele të kuqe nëse nuk mund t’i gjeni këta gurë, meqënëse metoda Feng-Shui është një Art i Vjetër Kinez që merret me harmoninë e energjisë së brendshme me atë të jashtme.

2. Pasqyra tetëkëndëshe

Kjo pasqyrë vendoset që të reflektojë një kartëmonedhë, që ta shumëfishojë.Pasqyrat shumëfishojnë energjinë e parave, mund të jetë një pasqyrë e vogël edhe pse rekomandohet një tetëkëndëshe.Është e rëndësishme të dini, se nuk duhet ta lini kurrë pasqyrën brenda kuletës, nëse nuk ka kartëmonedha për të reflektuar, sepse do të shumëfishonte mungesën e parasë.

3.Mbani një kuletë që të ketë ngjyrë të kuqe, sepse e kuqja është ngjyra e fuqisë dhe energjisë, dhe kjo është ajo që bëni me paranë, i jepni fuqi, tërhiqni më shumë.

4.Merrni një dollar ose kartëmonedhë, mbajeni atë përpara jush duke thënë:

“Le të shumohet në njëqind”.Dhe pastaj, duke e mbajtur përpara së gjati:“Dhe le të bëhet njëqind për të mirën time dhe të mirën e atyre përreth meje”Vendoseni brenda në kuletë dhe mos e shpenzoni asnjëherë.

5.Sa herë blini apo kur paguani, bëjeni këtë veprim me kënaqësi dhe bekojeni paranë duke thënë me mend:

“Që kjo e mirë të bëjë më mirë, që të qarkullojë dhe të rikthehet te mua”.Përfytyrojeni veten si një qenie të begatë, të sigurt 100% se në një mënyrë apo në një tjetër begatia do të vijë tek ju. Mos flisni më për varfërinë, mos u shqetësoni se ku do i merrni paratë… kini besim dhe ju do të shikoni se do të keni gjithmonë për gjërat e nevojshme. Sillni bollëk në jetën tuaj me anë të mendimeve, bekojini njerëzit që kanë shumë pasuri, dhe asnjëherë mos harroni:“Atij që i rri mendja vetëm te gjërat që nuk ka në jetë, do t’i merren edhe ato që ka. Ndërsa ai që shpreh bekim dhe falenderim për gjërat që ka do t’i jepet edhe më shumë.”

Lifestyle