‘Vera do vijë shumë shpejt’! SHBA bën thirrjen e fortë, teksa studentët ‘vlojnë’ me protesta para Ministrisë së Arsimit

'Vera do vijë shumë shpejt'! SHBA bën thirrjen e fortë, teksa studentët 'vlojnë' me protesta para Ministrisë së Arsimit

Teksa qindra studentë e të rinjë u mblodhën gjatë gjithë ditës së sotme para Ministrisë së Arsimit, duke protestuar kundër tarifave të larta, Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë. 

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, SHBA ka bërë të ditur ofertat verore të punësimit në universitetet amerikane.

“Sot bën ftohtë jashtë, por përpara se ta kuptoni – vera do të vijë shumë shpejt! Studentë të universiteteve, a jeni të interesuar që të kaloni verën duke punuar dhe udhëtuar në Shtetet e Bashkuara? Nëse po, ju mund të shihni programin Veror të Punësimit.

Ky është një program shkëmbimi kulturor i hapur për studentë nga universitete të akredituara dhe rekrutimi për këtë program ka filluar! Për më tepër informacion – vizitoni faqen tonë të internetit”, njofton ambasada.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti