Kosova 6 Dhjetor 2022, 23:32

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Një marëveshje në nëntor mes Kosovës dhe Serbisë për targat ka bërë që stabiliteti në pjesën veriore të Kosovës të mbizotërojë për vetëm dy javë.

Të martën në Zobin Potok u lëshua alarmi paralajmërues – që tregon tension në atë pjesë.

Disa shpërthime kanë ndodhu në pjesën veriore, por çaku dihet, Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ).

Kjo pasi në dhjetor do të organizohen zgjedhje në komunat veriore të Kosovës, për shkak se kryetarët nga Lista Serbe dhanë dorëheqje gjatë nëntorit.

Beogradi nuk i pranon zgjedhjet e reja në komunat veriore, Petar Petkvovq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, ka thënë se “Albin Kurti dëshiron t’i imponojë zgjedhjet”.

Pas deklaratave të tilla, disa shpërthime rrjedhuan nëpër Veri të Kosovës.

Njësitet policore u shtuan, ndërkaq edhe forcat e EULEX’it deklaruan se po e monitorojnë situatën.

Veri nuk po e gjen qetësinë, ashtu siç kishte thënë Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nuk mund ta menaxhojmë gjendjen nga krizë në krizë.

Po kërkohet një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet. Kryeministri Albin Kurti e ka përmendur muajin mars të vitit 2023, por jo esdhe Serbia.

Serbia e cilëson bazë të mirë çdo marrëveshje që nuk e ka qëllim njohen në Kosovën. E Kosova nuk pranon marrëveshje pa njohjen në qendër.

Një ngërç i madh mes Prishtinës dhe Beogradit që dhimbjen po ia shkakton Veriut të Kosovës. /Pamfleti

Prishtine