Kosova 4 Nëntor 2022, 13:59

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Foto ilustrim

Gjendja me COVID-19 në Kosovë edhe të premten po vazhdon të jetë stabile.

Ministria kosovare e Shëndetësisë ka njoftuar se dy raste të reja pozitive janë shënuar në 24 orët e fundit.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 59 mostra të marra për testim.

Sipas njoftimit të MSH-së kosovare të premten janë shëruar tre persona.

Me këtë rast, numri i rasteve aktive me koronavirus ka rënë në 19.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 23 persona.

Prishtine COVID-19 Ministria kosovare e Shëndetësisë