Kosova30 Tetor 2022, 20:59

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Foto ilustrim

Vetëm edhe të hënën veturat me targa ilegale të lëshuara nga Serbia, do të mund të lëvizin  lirshëm brenda territorit të Kosovës.

Pas mesnatës të së hënës hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për sanksione të shkallëzuara ndaj atyre që nuk i konvertojnë targat.

Ky vendim parasheh që fillimisht të ketë vërejtje e pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk i kthejnë targat në ato legjitime të lëshuara nga institucionet e Kosovës.

Javë më parë kanë ndodhur disa incidente në veri të Kosovës, ku tri vetura janë djegur për shkak të konvertimit të targave, ndërsa tani situata po konsiderohet të jetë e qetë.

Pas kërkesës së SHBA-së dhe BE-së që afati për kthimin e targave në RKS të shtyhet për dhjetë muaj, kryeministri Albin Kurti të premten ka marrë vendim për shtyrjen para të këtij vendimi, por me disa faza.

Nga 1 nëntori deri më 21 nëntor, do të jetë masa e qortimit, pastaj për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjerë dhe pas datës 21 prill nuk do të lejohen targa të tjera përveç atyre RKS.

Prishtine qeveria e Kosovës Targat ilegale