Politike21 Mars 2018, 15:17

Vetëm Ervini mund ta bëjë këtë! Kërkon ligj për legjitimimin e vjedhjes

Shkruar nga Pamfleti
Vetëm Ervini mund ta bëjë këtë! Kërkon ligj

Deputeti demokrat Ervin Salianji u ka kërkuar një mendje ndjekësve të tij  në lidhje me një projektligj të ideuar nga vetë ai. Teksa tenton ironinë Ervini  shkruan se “Fryma e këtij projektligji është të parandalojmë shkatërrimin duke legjitimuar vjedhjen sepse babaëzia e ka ndarë mendjen që do vjedhë gjithsesi” , duke iu referuar ndërtimit të Tetarit Kombëtar.

Sipas tij qeveria do i vjedhë 100 milion euro, ndaj është më mirë që vjedhja të legjitimohet me ligj.

Postimi i deputetit Ervin Salianji

Si mendoni? A duhet të paraqesim në Kuvend një projektligj ku për të parandaluar shkatërrimin të legjitimojmë vjedhjen! Babëzia e qeverisë e ka ndarë mendjen, do vjedhë patjetër, të kufizojmë dëmet!!!

Propozim:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI

Projektligj i DEPUTETIT

Titulli i projektligjit:​Kalimi në favor të llogarive bankare të shtetasve Edi Rama, Erion Veliaj @co ndërtuese të 100 milion eurove para Cash

KËRKUES:​​​​Z. Ervin Salianji
​​​​​​Deputet i Kuvendit të Shqipërisë

OBJEKTI: ​ Fryma e këtij projektligji është të parandalojmë shkatërrimin duke legjitimuar vjedhjen sepse babaëzia e ka ndarë mendjen që do vjedhë gjithsesi.

BAZA LIGJORE:​​​Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

ARGUMENTIMI I PROPOZIMIT:
Nëse ndërtohen kullat me teatër qëndra e Tiranës shkatërrohet, aktorët shpallen “Qënie të padëshiruara”, veprat do të luhen në skenat e shumta të qëndrës tregtare që do ndërtohet në vënd të teatrit, aktorët dhe shitësit e sufllaqeve do të bashkëjetojnë në mënyrë të mrekullueshme….etj dhe gjithsesi qeveria do i vjedhë 100 milion euro.

Qeveria dhe Bashkia Tiranë pas konsultave me grupet e interesit, që interes kanë vetëm ndërtimin e kullave dhe nxjerrjen e përfitimieve në dëm të pasurisë publike kanë paraqitur pa asnjë procedurë dhe pa konkurrim, pa konsultë me qytetarët që të shëmbin Teatrin Kombëtar për të ndërtuar 7 kulla, mijëra metra ndërtim që prodhojnë miliona euro për Ramën dhe klientet e tij.
Qeveria e ka ndarë mendjen që në atë pjesë toke në mes të Tiranës që është pronë publike mund të përfitojë deri në 100 milion Euro për vete dhe klientët, cdo variant logjik dhe cdo propozim tjetër nuk i hyn në sy qeverisë sepse interesi primar nuk janë interesat e publikut por interesi për tu pasuruar ku të munden.
Duke qënë se Teatri Kombëtar është pjesë e rëndësishme e memories histroike dhe një prej veprave më të rëndësishmë që përbëjnë trashegiminë kulturore të qytetit të Tiranës, me qëllim mbrojtjen e identitetit arkitekturor të Tiranës por dhe krijimin e kushteve për ambjente dhe salla të reja të Teatrit propozoj të kalojmë nga taksat e qytetarëve 100 milion Euro në xhpat e Ramës dhe Veliajt.

Duke marrë parasysh faktin që ndërtimi i Kullave me teatër bëhët vetëm për përfitime personale ky propozim tenton të balancojë interesin publik, me këtë propozim do të humbnim vetëm paratë ndërsa me ndërtimin e kullave me teatër qytetarët do të huumbin edhe teatrin, edhe hapësirat publike popr do të humbin edhe paratë që do vjedhi makutëria qeverisëse. Të paktën të mbrojmë mbronte nga shkatërrimi dhe nga një dëm i parikthyeshëm Tiranën dhe Shqipërinë. ISIS ka shokë në Tiranë.

Projektligji është unik në llojin e vet por ka ardhur si propozim i një grupi të madh qytetarësh që mendojnë që vjedhja ka ndodhur, të shpëtojmë cka mbetur!!

DEPUTETI:

_________________________________
(emër, mbiemër, nënshkrim)

Politike