Vetëm në “3 duar” Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka, i ka vjedhur shtetit 7 milionë euro, “Markeza” Arta Marku të veprojë

Vetëm në “3 duar” Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka, i ka vjedhur shtetit 7 milionë euro, “Markeza” Arta Marku të veprojë

Pa koment, fakte nga një raport auditi zyrtar, të faktuar me shkresa e jo me llafe si kryeministri “Jovan Bregu”, ku bëhet fjalë për abuzime, qoka, shpërblime, udhëtime me çartera, vjedhje me letra fiktive e pazare të pista, vlera e të cilave, kalon mbi 100 milionë euro

Përditë denoncojmë me të drejtë, krimet ekonomike; naftën, rrugën, HEC-e, mjekësi, miniera, energji e lojra fati, të cilat, kryeministri i qelbur në korrupsion e lidhje me botën e krimit, i quan “shpifje” dhe kërcënon mediat e qytetarët me gjyqe.

Por është një zyrë e lartë shteti me emërtesën “Avokatura e Shtetit”, me shefe një përbindëshe korrupsioni të quajtur Alma Hicka, “fijet” e pazareve të së cilës, janë shtrirë dhe çojnë “energji” mbrojtëse e vjedhjesh, deri tek “priza” e mafies ekonomike shqiptare, rajonale  e ndërkombëtare, pa dallim shteti e grupi.

Duke nisur nga sot, “PAMFLETI”, do të publikojë, një raport auditi, të faktuar me shkresa e jo me llafe si kryeministri “Jovan Bregu”, ku bëhet fjalë për abuzime, qoka, shpërblime e vjedhje me letra fiktive dhe pazare të pista, vlera e të cilave, kalon mbi 100 milionë euro në total, raport të cilin, qelbari “anti-shpifje” Edi Rama, po e mban të kyçur në sirtar, qysh prej datës 30 korrik 2018.

 

Ja 3 fakte konkrete, nga pazaret, hajdutëritë dhe abuzimet e Alma Hiçkës

 

  1. Nga auditimi mbi përzgjedhjen e studiove ligjore të huaja për mbrojtjen e Shtetit shqiptar, në gjyqet ndërkombëtare, me dy kompanitë e huaja “AAGL” dhe “EFT”, përzgjedhja e këtyre studiove është bërë pa garë dhe personalisht nga titullarja Alma Hicka, në kundërshtim me Ligjin nr. 10198, datë 10.12.2009 dhe VKM nr. 392, date 08.04.2009 dhe u janë dhënë 3 milionë e 740 mijë euro më tepër me letra për shërbime false.
  2. Në lidhjen e këtyre dy kontratave të tjera, me avokatë të huaj, në vlerën 2 milionë e 340 mijë euro, rezulton në kundërshtim të plotë, me Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, ku rezulton se janë zhdukur 351 mijë Euro, tatim fitimi (TVSH).
  3. Nga auditimi mbi vlerësimin e realizimit të aktivitetit për vitin 2016 të Avokaturës së Shtetit, pranë gjykatave shqiptare në nivel kombëtar, janë inskenuar qëllimisht, 3 “humbje” gjyqesh, me biznese të lidhura me pushtetin, me zyrën avokatore të burrit të Alma Hickës dhe, sponsor, miq e familjarëve të shefave të PS, PD e LSI.

Nga këto gjyqe të “shitura” prej Alma Hickës, ose “hinkës” së korrupsionit qeveritar, arkës së shtetit, i janë zhvatur 694 milionë e 431 mijë lekë, ndërkohë, që në 12 raste të tjera të inskenuara për humbje, vlera është 4 miliardë, 629  milionë e 540 mijë lekë, të marra padrejtësisht, nga Alma, studioja private avokatore e saj dhe ata, që i derdhin në xhep, 30% -in e çdo vlere.

Nesër, do  të  publikojmë  një  skandal  të  rëndë, pazar  tipik  hajdutëror  mafioz  me  vlerë  sa  koncesioni  i  Hemodializës, që  Alma  Hicka e  Arben  Ahmetaj, me “porosi”  të  Edi  Ramës, po  bëjnë me  një  studio  ligjore italiane, ku  është  aksioner  Ëngjëll  Agaçi  (Anxhelo Agacio),  shefi   i  gjithë  pisllëqeve, që  po  bëhen  prej 5 vitesh, në  “moçal-pushtetin” e  instaluar  prej  Edi  Ramës. (-Vijon.. -)./Pamfleti

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti