Kosova16 Tetor 2019, 20:58

Vetëvendosje konfirmohet forcë e parë, kryeson me 51.3% në votat e diasporës

Shkruar nga Pamfleti

Tanimë janë numëruar mbi 9 mijë e 500 vota të ardhura nga jashtë Kosovës. Vetëvendosje konfirmohet forcë e parë bindshëm me votat e diasporës.

Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 4905 vota, e ndjekur nga LDK’ja që ka marrë 1680 dhe PDK’ja me 1612 vota.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka 604 vota, ndërsa koalicioni AAK-PSD ka 477 vota.

Ndryshe janë 13941 vota gjithsej të vlefshme nga diaspora. Kështu pra nuk pritet të ndodhë një përmbysje në rezultatin përfundimtar marrë parasysh votat deri më tani.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Prishtine