Përse ILD dhe KLGJ, prej 8 muajsh nuk po e shpallin vendimin, për pezullimin dhe çuarjen në ndjekje penale të kësaj gjyqtareje, lidhur me rastin e dosjes “Rinas-Gjin Gjoni”, ku palë e interesuar është dhe Ambasada e SHBA, si shtet-përfaqësues i biznesit amerikan të dëmtuar e larguar nga vendimi i gjyqtare Mozës, që thotë se babai me pension 150 Euro, i paska dhuruar 40 milionë lekë kursime për datëlindje, ndërsa djali student i paska blerë apartament në mes të Tiranës
Në “listën e zezë” të OMN-SHBA, është dhe gjyqtarja e Tiranës, Mimoza Kajo-Selimi-Brahimi, si një ndër 10 gjyqtaret më të korruptuara dhe e lidhur me krimin; tashmë me pasuri të shumta, të cilat i ka “pastruar” me transaksione shit-blerje, qira e deklarime të rreme.
Qysh prej 1 viti, ajo është në listën e shortit për t’u përballur me “Veting”, por nuk është futur qëllimisht në proces, nga ish-kryetarja e KPK, Genta Bungo (Tafa), përfituese milionash e shumë pasurive, nga vendimet gjyqësore që i ka dhënë Mimoza Kajo në favor të biznesit përmbarimor.
Me këmbëngulje e prova të OMN-SHBA; kjo gjyqtare “blozë” është e para, ndër 30 gjyqtarët e skeduar për të kaluar urgjent në proces “Veting”u; sepse me harbimin e saj antiligjor, po bën kërdinë me vendime në shërbim të krimit ekonomiko-financiar, madje edhe në favor të kriminelëve e trafikantëve me kokaine e prostitucion në qendër të Tiranës.
Edhe pse dosja e saj për “Veting” është gati me 75 pasuri të paligjshme e 32 nga 321 raste shpërdorimi detyre, kryesisht lidhje me financa të botës krimit; “Pamfleti” po i referon KPK e OMM, që në relacionin për gjyqtaren Mimoza Kajo-Selimi-Brahimi, të përfshi dhe këto 2 fakte:
- Pazari korruptiv pasuror, me dosjen gjyqësore “Delindi” në zonën turistike Malësi e Madhe, lidhur me pronën 12 450 m2 tokë e 3100 m2 objekte dhe “çek” 234.000 Euro, për të cilën dha vendim në favor të “klientit” të saj A. Dulaj, pa kërkuar asnjë akt pronësie.
Këtë pazar mafioz, gjyqtarja Mimoza Kajo-Selimi-Brahimi; e ka “stamposur” me Vendim nr. 9306, datë 09.10.2012, ndërsa Kolegji i Gjykatës së Lartë, me Vendim nr. 674, datë 30.05.2017; ia e ka rrëzuar si akt 100% anti-ligjor, të kryer me vetëdije në favor të përfituesit prej të cilët… përfitoi.
Kjo nuk është shpifje, por provë e nxjerrë, nga hetimi që kanë bërë institucionet ligjzbatuese, mes tyre dhe SHISH; të cilët e kanë konstatuar, faktuar e raportuar në DSIK dhe në KLD në vitet 2012-2013, sipas të cilëve, gjyqtarja Mimoza Kajo-Selimi-Brahimi edhe në këtë rast nuk e ka bërë “nderin veresie”, por me shpërblim në klering me truall për “vilë bjeshke me lëndinë”.
- Në dosjen e “Veting”, duhet të futet dhe ky fakt: Në muajin maj 2013, çështja vendimit gjyqësor mafioz “Toka-Delindi”, u denoncua në Ministrinë e Drejtësisë dhe prej andej, u çua për hetim e gjykim disiplinor në KLD.
Por çuditërisht, pas emërimit të Gjin Gjonit si anëtar i këtij institucioni më 3 qershor 2013, mbledhja e KLD për gjykimin e kësaj dosjeje e 32 denoncimeve të tjera nga biznese (bashkëngjitur në të njëtin hetim), u shty 5 herë nga 3-4 muaj, deri sa u vendos “Vërejtje e paralajmërim për ndalim ngritje në detyrë”; mirëpo dosja e saj është zhdukur nga arkiva e KLD.
FAKT/ Me këtë “nder” që i bëri Gjin Gjoni në KLD më 2013-2014-ën, lidhet dhe “nderi” që gjyqtarja Mimoza Kajo-Selimi-Brahimi, i bëri Gjon Gjonit më 7 gusht 2019, me vendimin mafioz për kontratën e dyqaneve “Duty Free-Rinas”, kundër biznesit amerikan, duke iu kundërvenë dhe Ambasadës së SHBA.
NË VIJIM/ Do publikojmë 3 prova të tjera në favor të llogarive bankare e pasuri 2.7 milionë Euro të 3 trafikantëve; të shpëtuara prej kësaj gjyqtareje, që e nisi detyrën vetëm me pagën mujore dhe tashmë është bërë pasanike./Pamfleti