Vetting-u: ABI Bank lindi me drogën. A është pronare gruaja e kryeministrit? Mos fshihen këtu miliardat e dollarëve të krimit? Si bëhesh nga ‘brekëgrisur’ në pronar banke?!

Këtë e di mirë Amerika, këtë do e hetojë FBI, pasi i kanë premtuar popullit shqiptar se  paratë e pista do i hetojnë deri në cent.

Shkruan: Sokol Pepushaj

Droga në Shqipëri lulëzoi në vitin 2013, sapo Edi Rama erdhi në pushtet. Sapo u shit droga e atij viti, gjë që s’mund të ndodhte pa orkestrimin e kryeministrit, në vitin 2014, në Shqipëri mbiu nga hiçi, një bankë e re, ABI Bank.

Nga viti në vit, në 4 vjet, si në filmat vizatimorë, kjo bankë u rrit dhe tashti po bën pazare të fryhet aq shumë ekonomikisht, sa ka zëra të besueshëm se ajo po tenton të bleje edhe dy banka të tjera me origjinë greke; Tirana Bank dhe NGB Bank.

Këto dy të fundit, falimentuan në Shqipëri, ndaj do i blejë njëra ndër bankat më të fuqishme ABI Bank, që lindi nga hiçi dhe ka për pronarë ca brekëgrisur të para pak vitesh.

Gjithçka është mister për popullin shqiptar. Dihet që gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, është shefe e Bordit Drejtues, por ka zëra se ajo është pronare me 68% të aksioneve.

Është emergjencë kombëtare që FBI të hetoi në këtë bankë fantazëm, që sot është ndër më të fuqishmet ekonomikisht dhe që ka zëra se Edi Rama do i kalojë kësaj banke edhe pagat e administratës shtetësore. E thënë më thjeshtë, kryeministri që rrogën e vet e të gruas e ka patur dhe e ka më të vogël se të një punëtori emigrant në Gjermani dhe sot duket janë miliardierë, do i japë rrogat e shtetit në duart e gruas së tij!

Në qoftë kështu, është rasti i një mafieje unikale në Botë, ku familja kryeministrore pastron paratë e drogës përmes bankës private, ndaj FBI do i bënte një shërbim të madh kombit shqiptarë, por edhe atij amerikan, pasi kështu cënohen interesa jo vetëm shqiptare, të hetoi  këtë rast që në popull qarkullon si problem shoqëror, ndërsa opozita nuk e ngrenë zërin fuqishëm, deri në kupë të qiellit.

Opozita shqiptare thjeshtë bën presion, si duket për të mbrojtur paprekshmërinë në hajdutëritë e veta.

Pak ditë më pare, Lulzim Basha lëshoi theshtë një pordhë, që lëshoi pak erë, si fidhekzjarre fëmijësh me anë të një deklarate.

Deklarata:

“Kush është në bordin e kësaj banke?! Eshtë bashkëshortja e kryeministrit shqiptar. Eshtë edhe njëfarë Rezze Schlauch, ish minister federal i Gjermanisë dhe sot ndër lobistët kryesorë të Edi Ramës në Berlin. Këta janë në bordin e një banke të themeluar nga investitorë në pasuritë e patundshme dhe privatizimet në Rusi, që paratë e tyre i kanë çuar në parajsat fiskale, ku kryesisht hetimet e vendeve demokratike janë për pastrim parash.”-tha Basha.

Edhe Basha duket se e di mire se në këtë bankë mund të jenë pastruar paratë e drogës, të krimit, të mafias ballkanase, por nuk i intereson hetimi i saj.

Ai përmëndi edhe një gjerman, Rezze Schlauch, normalisht edhe ai brekëgrisur, kur bëhet fjalë për para më shumë se pasuria e Donald Trump.

Sesi lindin bankat në historinë e kësaj bote, njerëzit me ca tru e dine, por sesi gruaja e kryeministrit, apo vëllai i tij Olsi Rama, emigrant ekonomik deri në 2013 dhe që është emër i përfolur si aksioner miliardash, me një gjerman pa brekë në bythë, mund të bëjnë në tre-katër vjet Abi Bank-ën dhe kaq pasuri përrallore, askush nuk mund ta imagjinojnë, veç mafies me suport  shtetëror.

Po a njihet ky brekëgrisuri gjerman me Edi Ramën?

Po, Edi Rama dhe gjermani që përmënd Basha, është shkruar se kanë patur një dashnore të përbashkët, aktoren bukuroshe, E.N.

Pra, morali i kënaqësive trupore, i epshit kafshëror të shtratit të përbashkët, i ka ngritur në lugatërinë e pastrimit të parave të drogës e krimit, përmes sistemit bankar, që për injorancën e tyre, mëndojnë se do i shpëtojnë hetimit.

Jo, në qofshin të vërteta, kjo nuk mund të ndodhë. Shqiptarët kanë një shprehje të lashtë:

Ku ka zë, nuk është pa gjë.

Këtë e di mirë Amerika, këtë do e hetoi FBI, pasi i kanë prëmtuar popullit shqiptarë se  paratë e pista do i hetojnë deri në cent.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti