Politike10 Gusht 2018, 09:20

Vettingu, ambasadorja Schutz ”fundos” PD-LSI: Gjermania do të mbështesë shkollën e Magjistraturës, verifikim i

Shkruar nga Pamfleti
Vettingu, ambasadorja Schutz ”fundos” PD-LSI: Gjermania do të

Vettingu, ambasadorja Schutz ''fundos'' PD-LSI: Gjermania do të mbështesë shkollën e Magjistraturës, verifikim i pavarur dhe me standarte të njëjta

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, ka vlerësuar procesin e Vetingut, i cili po prek nivele të larta të sistemit të drejtësisë. Ndër të tjera ajo shprehet se procesi i Vettingut po përparon me sukses dhe se Gjermania do të mbështesë Shkollën e Magjistraturës.

Statusi i ambasadës gjermane në Facebook:

++Procesi i vetingut po përparon me sukses++

Ambasadorja Gjermane Susanne Schütz u shpreh sot për ecurinë e procesit të vetingut:
“Mekanizmi për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një kolonë mbështetëse e reformës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, e cila po mbështetet prej vitesh nga Gjermania. Unë e përshëndes faktin që procesi i vetingut i nisur në muajin mars ka përparuar mirë.

Falë punës së rëndësishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe përkrahjes së përkushtuar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, u bë e mundur që në fazën e parë të vetingut të verifikohen shumë gjyqtarë dhe prokurorë, madje dhe të nivelit të lartë. Jam e bindur se një proces verifikimi i pavarur dhe me standarte të njëjta do të ndihmojë në forcimin afatgjatë të shtetit ligjor dhe të besimit të shqiptarëve në sistemin e drejtësisë.

Prandaj është e rëndësishme të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore. Në këtë kuptim Gjermania do të mbështesë edhe Shkollën e Magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj arsimuese dhe kualifikuese. Gjermania qëndron krah Shqipërisë duke mbështetur vendin në rrugën drejt negociatave për anëtarësimin në BE.”

 

Politike Ambasadorja gjermane në Tiranë Susanne Schutz