Anti-Mafia 5 Shtator 2018, 09:38

Veturat që fali policia gjermane janë 12 700 euro/copa, por këto “tipe”, policia “Xhafaj” i blen me çmim 2-3-fish te

Shkruar nga Pamfleti

Veturat që fali policia gjermane janë 12 700 euro/copa, por këto “tipe”, policia “Xhafaj” i blen me çmim 2-3-fish tek oligarkët

Fol një fjalë o “i papërlyeri” Edi Rama, për batërdinë që bëhet me tenderët e makinave, shërbimeve, koncesioneve, uniformave, ushqimit, mobiljeve e investimeve në policinë “Xhafaj” dhe në krejt administratën publike, duke nisur nga “Agaç-Ogiçi” i zyrës tënde, deri tek “minjtë” e zyrave të OSHEE, hipotekave, arsimit, shëndetësisë, tatimeve e bashkive

Sipas një infomacioni, që u bë lajm i bujshëm qeveritar, Policia Federale Gjermane, i dhuroi policisë shqiptare, 10 automjete me vlerë totale 127 mijë euro, për shërbimin kufitar, që duhet thënë se është “han pa porta”, aq sa më të sigurtë, janë gardhet e parcelave të domateve në fshatra, se sa vija kufitare.

Kjo dhuratë, tregon faktin, që qeverisjet shqipatre e kanë katandisur këtë vend deri në atë derexhe, sa vetë qeveria bënë “festë dipomatike” edhe kur bota i fal lopata, karroca, çizme llastiku, kominoshe e kavanoza supe, për emergjencat civile, normal, por dhurimi i 10 makinave, evidenton një hajdutëri gjigande që bëhet me tenderët në Shqipëri.

Dhjetë makinat që dhuroi gjermania, janë me vlerë totale 127 mijë euro, të cilat siç u tha, janë të sofisktikuara për mbikqyrjen e kufirit tokësor e që sipas llogarisë pjestim-shumëzim (jo të Lulit), 1 makinë kushton 12 mijë e 700 euro.

Mirëpo kjo dhuratë gjermane, zbulon skandalin, që polica shqiptare, këto Tip e teknologji  makinash, i ka blerë me tender tek oligarkët ngjyrë “blu, mavi e të kuq” në Kashar, Durrës dhe tek “Rruga e Kavajës”, me çmime 2 e 3 më të lartë!  


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Nuk është “sajesë për të nxirë punën e qeverisë”, siç “ha m…”, ministri yt me i degjenuar si detyrë e moral, krye-xhambazi Arben Ahmetaj, por në datën 29 gusht 2018, kur ti zoti kryeministër, fërkoje e freskoje “hallatet” në plazh, ministri Fatmir Xhafaj dhe Dritan Palnikaj, Sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, njëherazi drejtor i tenderëve të Shqipërisë, zhvilluan një tender gjigand me vlerë 2.2 milirdë lekë për blerje automjtësh për administratën publike, ku çmimi i 1 veture “tip”, si ato që fali policia gjermane me 12 mijë e 700 euro/copa, u ble me 2-fishin, tek oligarkët që ju mohoni se ekzistojnë e se ju kanë kapur për fyti me pazare e ryshfete.

Prandaj o “steka” e qeverisë, leri llogjet në “FB” e dil thuaj një fjalë, për batërdinë që vazhdon të bëhet në policinë “Xhafaj” dhe në krejt administratën publike, duke nisur nga “Agaç-ogiçi” zyrës tënde e deri tek “minjtë” e zyrave në ministritë e tjera, në spitale, OSHEE, AKSHI, Fondi Sigurimit, KEMP-e, ISSH, dogana, hipoteka, tatime, Universitete, prefektura, Ujësjellësa, Borde Kullimi e bashki

Njerëzit janë lodhur nga bejtet pozitë-opozitë dhe nga premtim-mashtrimet, që mbulojnë vjedhjet, prandaj nëse nuk ke futur “feçkën” dhe ti, siç thonë Agaçi e Fuga, nise nga policia luftën kundër korrupsionit, duke verifikuar tenderët e blerjes, marrjes me qira dhe servisit të makinave të policisë, që i fiton ai “miku yt” dhe një mik-ortak i Luan Bregasit. Verifiko tenderët e uniformave të policëve, që i fiton vetëm daja i Taulant Ballës, me 3-fishin e çmimit dhe tenderët e  këpucëve të policëve, që e fiton me 3-fishin e çmimit të tregut të lirë, “Madamë Mici” e shefit tenderëve të Shqipërisë, i cili është dhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrit Xhafaj, caktuar me “rekomandim” të Ëngjëll (Djall) Agaçit…/Pamfleti

 

Anti-Mafia policia “Xhafaj” i blen me çmim 2-3-fish tek oligarkët por këto “tipe” Veturat që fali policia gjermane janë 12 700 euro/copa