Aktualitet14 Maj 2019, 17:36

Vetvritet 16-vjeçarja në Korfuz/ Adoleshentja lë pas një letër, vendasit: Kjo është një tragjedi

Shkruar nga Pamfleti
Vetvritet 16-vjeçarja në Korfuz/ Adoleshentja lë pas një

Vetvritet 16-vjeçarja në Korfuz/ Adoleshentja lë pas një letër, vendasit: Kjo është një tragjedi

Është gjetur e vdekur një adoleshente 16 vjeçare në një ndërtesë në zonën e Kommeno në Korfuz. Ambulanca menjëherë ka shkuar në vendngjarje. Ngjarja u konsiderua një tragjedi nga vendasit.

Në bazë të të dhënave paraprake , e mitura i ka dhënë fund jetës duke përdorur një litar në formë laku. Megjithëse ekipet e shpëtimit u përpoqën ta mbajnë gjallë, 16-vjeçarja ndërroi jetë në spital, raportojnë mediat greke.

Trupi i të resë është transferuar në Spitalin e Korfuzit. Adoleshentja kishte lënë një letër të fundit përpara se të vriste veten. Arsyeja përse ajo kishte kryer vetëvrasje ishte ndarja nga i dashuri. Vajza njihej nga komuniteti si natyrë tepër e ndjeshme.

Aktualitet Korfuz LE pas nje leter Vetvritet 16 vjecarja