VËZHGIM/ A do çohet edhe Xhisiela “pranë” Rexhepit, si “amvisa e punëve” të grupit “Rraja”?

Çfarë profili ndryshe, po “skicojnë” organet e hetimit dhe çfarë letrash do të “zografisë” prokuroria, për fatin e “Princeshës” së Niklës

Kur plasi skandali, mbarë shoqëria shqiptare, vuri “kujën” e dhimbjes njerëzore, për torturën ç’njerëzore, që përjetonte Xhisiela Maloku, nga një person barbar, me baba deputet e shok mbrojtës, kreun e qeverisë, shefin e deputetëve të PS-së dhe krejt policinë e shtetit.

Në denoncimet e shumta, të bëra nga Xhisiela nëpër zyra policore e prokurorie, krijuam profilin e një femre “në hall jete, fukareshë, me edukatë, të pambrotjur përballë krimit” dhe të ngujuar brenda katër mureve të shtëpisë, nga “kodi zakonor si vajzë fshati” dhe nga frika e barbarit Rraja.

Në çdo fjalë të denoncimeve, ajo kërkonte drejtësi, me dënim maksimal për ish-të dashurin torturues e përdhunues, për bandën dhe demaskim publik të babait deputet, gjë që media dhe opinioni, e “hëngrën”.

Sepse sipas disa informacioneve konfidenciale, “punët” e Xhisielës, duket sikur janë krejt ndryshe, pasi sipas organeve hetimore e ligjzbatuese, jo vetëm Rexhepi dhe “rexhepët” e Niklës dhe “miqtë” e tyre në Larushkë, Rinas, Fushë-Prezë, Ahmetaq, Krujë, Bruz-Zall e Bruz Mal, por dhe Xhisiela, vajza e “fushës”, mendohet se ka “profil”, ndryshe nga sa dëgjuam, në 3-4 ditët e “qametit”, para se fisi i deputetit ta nxirrte publikisht në televizionet e Fevzoz dhe Blushit, për deklarata mohuese.

Nuk kanë kaluar pa u futur në “steriogrupin” e agjencive të strukturave hetimore, disa fakte të konstatuara e skeduara edhe më parë, nga strukturat lokale, por të lëna në heshtje, për shkak se ishte “nusja e Rrajave”, derisa erdhi “sahati” i ballafaqimit me të vërtetën, që shumë shpejt, do hap “thesin” se me çfarë është marrë Xhisiela, deri ditën e marrjes peng, izolimit në hotel, dajakut dhe djegies me cigare.

Përditë e me tepër, organet ligjzbatuese, po “konturojnë” 2 profile të kundërta të Xhisielës, quajtur e njohur në zonë  e në botën univeristare, si “Princesha e botës”… me papunësi, me studime 2500 euro, kafene referecë “VIP”-ash, me makinë e veshje luksi, me bizhuteri klasi, me stilim modelesh e dreka të prenotuara nëpër restorante (sipas përgjimit).

Brenda profilit të saj, po përfshihet me kujdes, “lidhja organike” tej dhe jashtë dashurisë me djalin e deputetit dhe mikun e kryeminsitrit, duke marrë indicie nga mohimet e plota, në mbrojte sakrifikuese edhe me burg për veten e saj.

Çfarë “profili” ndryshe po “skicon” prokuroria dhe çfarë letrash po “zografit” ?  A  do të shpallë dhe përcaktojë brenda 72 orësh fatin e vajzës së “fushave” të Niklës e cila, nga viktimë që tronditi shtetin e ndërkombëtarët dhe tmerroi Shqipërinë, u tjetërsua si me pult, në “maskë” dhe “avokate” e masakruesit?!/Pamfleti

 

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti