Video: Anglia ul me këmbë në tokë Kroacinë, kthesë e çmendur!

Anglia ka përmbysur gjithçka në 15 minutat e fundit në Wembley duke mposhtur Kroacinë 2-1, një rezultat që i jep kryesimin e grupit 4 të League A dhe që i mundëson kualifikimin në fazën finale të Nations League.

Kroacia arrin të zhbllokojë rezultatin në minutën e 57’ me golin fantastik të Kramaric. në minutën e 78’ anglezët shfrytëzojnë më së miri një goditje këndore duke shënuar golin e barazimit me Jesse Lingard. 

Në minutën e 86’ ishte Harry Kane ai që shtyu topin në rrjetë pas krosit të bukur nga e majta nga Chilwell duke përmbysur rezultatin. Kroacia mundohet të bëjë diçka në minutat e fundit të takimit, por vendasit e ruajtën me zotësi avantazhin duke marrë një rezultat të madh.

Loading...

Loading...

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti