Sport16 Dhjetor 2018, 16:31

Video: Arsenali lë nam thyen rekordin ndaj “inferiorëve”, Chelsea vuan shumë

Shkruar nga Pamfleti
Video: Arsenali lë nam thyen rekordin ndaj “inferiorëve”,

Arsenal ka pësuar humbjen e tretë të sezonit pasi është mposhtur nga Southampton i vendeve të fundit me rezultatin 3-2. Danny Ings befason shikuesit me golin e tij në minutën e 20’. Sulmuesi i huazuar nga Liverpool ka shënuar me kokë pas një krosi të Targett. Por vetëm tetë minuta më pas ishte Henrikh Mkhitaryan ai që barazon gjithçka pas krosit të Nacho Monreal.

Danny Ings rikthen avantazhin në minutën e fundit të pjesës së parë. Këtë herë ishte Redmond ai që kroson brenda zonës për sulmuesin i cili godet me shumë klas përsëri me kokë duke mposhtur portierin Leno. Pas pushimit Mkhitaryan barazon përsëri rezultatin me shumë fat pasi goditja e tij nga distanca devijohet nga një prej mbrojtësve. Në minutën e 85’ vjen mrekullia. Charlie Austin ka kaluar për të tretën herë në avantazh të tijtë. Me këtë humbje, Arsenali mbyll ecurinë pozitive të 23 ndeshjeve pa humbje.

Chelsea ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Brighton-Albion. Një transfertë mjaft e vështirë për të besuarit e Maurizzio Sarrit. Blutë e Londrës kaluan shumë shpejt në avantazh me golat e me Pedron në minutën e 17′. Hazard e gjeti mjaft mirë spanjollin me këtë të fundit që nuk gaboi. Nga krahu tjtër, belgu nuk mbeti mbrapa, pasi arriti të gjente golin pak minuta më vonë, në të 33′.

U duk gjithçka e lehtë për londinezët, por vendasit ngushtuan diferencën dhe luftuan deri në fund për të barazuar. Në fund fitorja shkoi për ekipin e Sarrit që po vuan goxha në Angli.

Sport