Sport24 Prill 2019, 21:26

Video: Atletico fiton me vuajtje, mposht Valencian me një supergol

Shkruar nga Pamfleti
Video: Atletico fiton me vuajtje, mposht Valencian me një supergol

Atletico Madrid ka marrë fitoren e tretë radhazi në La Liga pasi ka mundur 3-2 Valencia-n në shtëpi duke vazhduar luftën për vendin e dytë, Barcelona mbetet larg.

Të parët kaluan në avantazh me anë të Moratës në minuën e 9′, ndërsa rezultati u barazua nga Gamerio në të 36′. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në të dytën Grizmann shënoi gol në të 49, ndërsa miqtë barazuan me penallti në të 77′. Kur gjithçka mendohej e mbyllur ishte Correa me një supergol që i dha fitoren ekipit të Simeones për 3-2. Atletico mbetet 9 pikë larg Barcelonës kur mbeten dhe 4 javë kampionat.

Sport