Opinioni i përgjithshëm rreth Michael O’Leary, nuk është nga më të mirët. Numri 1 i shoqërisë ajrore “RyanAir” në fakt shpesh përshkruhet si një sipërmarrës pak i vëmendshëm përsa i përket nevojave të punëtorëve dhe klientëve të tij.
Në ndryshim nga herët e tjera këtë rradhë, ai u ofroi nga një pije alkolike çdo pasagjeri që po udhëtonte nga Liverpool-i për në Dublin, duke thyer kështu rregullat e kompanisë së tij ajrore.
Gjesti i tij, në fakt nuk është se kishte të bënte me ndonjë akt bujarie, por si një ndjesë për vonesën prej 40 minutash nga nisja e avionit të shtunën e kaluar nga Anglia për në Irlandë.
Vonesa në fjalë ishte shkaktuar si pasojë e hyrjes në avion të Davy Russell, kalorësit i cili kishte fituar garën e “Grand National” me Tiger Roll, një kalë në pronësi të O’Leary-it. “Kemi fituar “Grand National”, ndaj edhe pse bëhet fjalë për një përjashtim do t’ju qerasim me pije falas.
Mund të merrni nga një pije alkolike falas për person. Faleminderit, dhe na falni për vonesën!”, komunikoi me pasagjerët bossi i “RyanAir”./PamfletiMAGAZINE