(VIDEO) Bakaj i papërmbajtshëm, gol dhe asist në kampionatin bjellorus

Sulmuesi kuqezi, Elis Bakaj ka shënuar një tjetër gol në “shtëpinë” e tij të re, Shakhtyor Soligorsk.



Ish-sulmuesi i Kukësit ka realizuar një paraqitje shumë të mirë që nga momenti i largimit drejt ligës bjelloruse, duke mbyllur me sukses sezonin e kaluar si titullar si edhe duke realizuar gol që në javën e dytë të kampionatit në sezonin e ri.

Në këtë formë ka shpërblyer besimin e trajnerit që e konsideron si titullar të padiskutueshëm, si edhe insistimin e tij për t’a blerë kartonin e ish-lojtarit të Kukësit për 100.000 euro.

31 vjeçari ka realizuar golin e dytë ndaj Slutsk, teksa ekipi ka marrë një fitore 3-1. Bakaj për më tepër ka qënë edhe vendimtar edhe në shënimin e golit të parë.