Video: Berisha-Nishani emëruan të dënuarin Thanza në Gjykatën e Lartë, ky mbylli “Gërdecin”. Majko te Ligjet bëri sherr e i shau nga nëna. PD bën parimoren tani

Video: Berisha-Nishani emëruan të dënuarin Thanza në Gjykatën e Lartë, ky mbylli “Gërdecin”. Majko te Ligjet bëri sherr e i shau nga nëna. PD bën parimoren tani

Partia Demokratike është në kaos të plotë, nuk di se çfarë thotë dhe duke qënë nën trysninë e rënies në “gropën që kishte hapur për të tjerët”, bën deklarata të pakuptimta dhe duke tentuar të dalë pa lagur nga maskarallëqet që ka bërë me drejtësinë.



Teksa Vettingu tashmë po zbardh një nga një të gjitha emërimet nepotike, klienteliste, politike të të dënuarve për vjedhje, njerëzve të ryshfetit nga ana e PD në gjykatat e të gjitha niveleve në Shqipëri, Basha po tenton t’ia faturojë tërë këtë proces PS-së. Mazhoranca e majtë ka kusuret e veta për drejtësinë shqiptare, por me njërin nuk ka asnjë lidhje.

Rasti më konkret është ai i anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili paska qënë i dënuar për vjedhje në Itali, ishte kapur me zë dhe figurë duke marrë ryshfet për një çështje, si dhe ka marrë si shpërblim për një rast tjetër një garazh.

Ndërkohë që Sali Berisha kryeministër në atë kohë, njeriu që “di” dhe se sa herë flenë burrat shqiptarë me gratë e tyre, që çfarë “ndodh” në këtë vend, vetëm ky Admir Thanza i dënuar në Itali për vjedhje i kishte “shpëtuar”.

Tashmë nuk flasim për Bujar Nishanin, njeriu i dërguar në Presidencë në atë kohë për të firmosur çfarë i vinte në mendje Sali Berishës, i cili dekretoi dhe Admir Thanzën me tërë këtë begraund kriminal në kurriz.

Tashmë PD kërkon të lajë duart me anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili mbetet në rrjetën e Vettingut me siguri, pasi nuk plotëson asnjë nga kriteret

“Presidenti të shkarkojë sot gjyqtarin Admir Thanza për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit. KPK duhet ta kishte shkarkuar gjyqtarin Thanza që në Prill 2018, kur janë vënë në dijeni të faktit, jo të lejonin që ai të qëndrinte në detyre edhe 3 muaj të tjerë”, reagon mes të tjerave zyrtarisht PD.

Njëherësh PD kërkon nga Prokuroria fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit të lartë për shkeljen prej tij të ligjit të dekriminalizimit.

Por muaji prill është vërtetë një koncidencë e dhimbshme për PD, lidershipin e saj dhe që ka lidhje me ngjitjen e Admir Thanzës në Gjykatën e Lartë. Duke plotësuar në atë kohë kushtin e vetëm që të ishte një miltant i PD dhe për më tepër një njeri me cene, për t’u përdorur sa herë që ta sillte nevoja nga Berisha.

Thanza ashtu si shumë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë është një produkt mirëfilli i PD-së.

PD pasi e bëri anëtar  të Gjykatës Kushtetuese me votim nga shumica e PD, Admir Thanza 4 vite më vonë u dekretua nga ish Presidenti Nishani dhe më pas u votua nga PD, sepse LSI ishte larguar nga koalicioni, anëtar në Gjykatën e Lartë.

Dhe Thanza bëhet anëtar i gjykatës së Lartë vetëm tre muaj para se PD të humbiste zgjedhjet përballë të majtëve në qershor të vitit 203.

Për ta patur si një mbrojtje ligjore në Gjykatën e Lartë, pasi Berisha parashikonte akuza dhe padi ndaj tij dhe mund të përfundonte në burg. Gjë që nuk ndodhi dhe nëse mbetet në dorë të Ramës dhe të kësaj drejtësie, ish kryeministri do t’i dorëzohet amshimit kur t’ia ketë përcaktuar perëndia pa iu prekur as qimja e ballukes.

Pikërisht më 19 prill të vitit 2013, Admir Thanza me Nr. Dekreti 8115 mori bekimin e Bujar Nishanit për të shkuar në Gjykatën më të lartë të vendit.

Bashkë me Thanzën, Nishani dekretoi edhe Tom Ndrecën, një tjetër gjyqtar militant të PD, mjafton të kujtojnë vjedhjen e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës apo dhe 21 Janarin.

Në këto kushte Basha dhe PD nuk duhet të flasë në këto momente. I vetmi që duhet të flasë është ish-presidenti Nishani, i cili duhet të tregojë pse është treguar kaq dorëlëshuar me Admir Thanzën, duke qënë se ka pasur në dorë të gjitha levat e organeve ligjzbatuese për të verifikuar të kaluarën e tij.

Pasi opozita e atëhershme e kryesuar nga Edi Rama jo vetëm në daljet publike, por dhe në debatin e fortë në komisionin e Ligjeve ka deklaruar se Thanza e Ndreca s’janë të përshtatshëm për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Në atë kohë janë evidentuar të gjitha shkeljet e Thanzës, por dhe të Ndrecës, të shprehura më së miri në debatin e fortë tek “Ligjet”.

Ku ka përfunduar në sherr dhe fyerje personale, seanca dëgjimore e atëhershme më 23 prill 2013 me dy kandidatët e dekretuar nga presidenti për në Gjykatën e Lartë, Thanza dhe Ndreca.

Shqyrtimi i kandidaturave zgjati vetëm pak minuta në atë kohë, pasi opozita i vlerësoi 2 gjyqtarët si të papërshtatshëm për në trupën e gjykatës.

Në fakt edhe vetë kreu i PS Edi Rama kontestoi në atë kohë dekretet e Nishanit menjëherë pas firmosjes, duke ironizuar se “kishte harruar të shpërblente gjyqtaren Sashenka Jonuzi”.

Dhe mjaftoi vetëm një shumicë e thjeshtë votash e mazhorancës së atëhershme të kryesuar nga Berisha që Thanza dhe Ndreca të bëheshin anëtarë të Gjykatës së Lartë, duke zëvendësuar Besnik Imerajn dhe Gani Dizdarin të cilët kaluan tek Gjykata Kushtetuese.

Debatet te Ligjet/Rusmali: Kur vijnë në mbledhje të Komisionit për të diskutuar nuk duhet as “filxhani” i Pandit as filxhani i…

Majko: Filxhanin e sat ëme mos më trego mua ti çfarë duhet të bëj..Mos beni si karagjozë(u drejtohet ish kryeministri deputetëve të PD).

Rusmali: Nuk shikoj filxhanin dhe as nuk paragjykoj askënd. Ju jap mundësinë që të thoni mendimin dhe qëndrimin tuaj.

Që të keni opinion, do të thotë që jeni dakord me rendin e ditës. Dhe qetësohu se është turp për një ish kryeministër që të përdorë fjalë të pista, turp të të vijë. Apo je pa mikrofon dhe nuk të dëgjojnë njerëzit (Mazhoranca e PD në komision votoi pro, dhe më pas dhe në Kuvend më 25 prill votohen të dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë). Pra Thanzën e dënuar për vjedhje.

Dhe pavarësisht se Thanza ka qënë në karrierën e tij gjyqtar në Shkodër, në Tiranë, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, anëtar i Gjykatës së Lartë, anëtar i KLD, pedagog, një karrierë e mbështetur tërësisht nga PD, kjo nuk e ka penguar atë të vjedhë në Itali.

Dhe e gjithë kjo karrierë duket se është shembur pasi Thanza gjatë kohës që ka qenë gjyqtar në gjykatën e Shkodrës, është dënuar në Itali, në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë për vjedhje.

Vendim për të cilin institucionet shqiptare nuk mund të mos kenë pasur dijeni, por që nuk e kanë bërë publike edhe kur Thanza ngjiti shkallët më të larta në sistemin e drejtësisë, në Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë.

Duke bërë që mes qindra dosjeve që Thanza ka gjykuar gjatë karrierës së tij 26-vjeçare në sitemin e drejtësisë, të ketë dhe procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë, ku familjarët e vitimave të 15 marsit 2008, opinioni publik dhe politika kanë akuzuar disa herë që ende nuk është dhënë drejtësi.

Dhe Thanza teksa i ka kthyer “nderin” Berishës për mbështetjen  politike që i ka dhënë karrierës së tij në gjyqësor, mbylli dosjen e “Gërdecit” dhe shpëtoi bythen e ish kryeministrit e djalit të tij.

Por Admir Thanza u filmua duke shkëmbyer para me gruan e një personi të shpallur në kërkim, ku dhe rezulton i papërshtatshëm për detyrën, pasi ka qenë nën hetim dhe ka pasur edhe kontakte dhe me persona të botës së krimit.

Ai ka qenë nën hetim për korrupsion në vitin 2016 dhe ka pasur lidhje me një person të shpallur në kërkim, i cili rezulton se ka qenë regjistrues i Shkodrës, shtetasi SH.B..

Thanza është takuar me bashkëshorten e regjistruesit në Tiranë dhe është filmuar të shkëmbejë para, sipas KPK-së.

Sipas KPK-së, ekziston dhe një kontratë dhurimi me datë 22 prill 2017, ku rezulton se shoqëria C…SHPK, i ka dhuruar gjyqtarit një garazh në qytetin e Shkodrës.

Kjo shoqëri ka qenë në një çështje gjyqësore në vitin 2017, ku relator i dosjes ka qenë pikërisht Thanza. Kjo çështje është mbyllur më 6 mars 2018./Pamfleti