Aktualitet12 Dhjetor 2018, 22:59

Video: Big-ët dështojnë në ndeshjet kryesore, City nuk gabon

Shkruar nga Pamfleti

Kjo mbrëmje e Champions Leagues ka qenë skandaloze për ekipet gjigante. Reali e nisi me blof, ndërsa më pas radha ishte e Manchester United që humbi kundër Valencias me rezultatin 2-1. Soler dhe autogoli i Jones i dhanë avantazhin Valencias, ndërsa Rashford përkëdheli sedren me një gol duke ngushtuar rezultatin.

Young Boys i dha një surprizë të keqe Juventusit, pasi fituan 2-1. Zviceranët shënuan dy gola në shtëpi, Dybala ngushoti shifrat dhe në fund “Zonja e Vjetër” barazoi, por u anulua goli për pozicion jashtëloje.

Bayern Munchen barazoi 3-3 kundër Ajaxit. Ekipi gjerman i falet dy golave të Lewandowskit, ndërsa i rikthyeri Coman gjeti golin pas rikthimit. Nota e keqe ishte dalja me karton të kuq të Mullerit.

Benfica fitoi 1-0 kundër Aekut të Athinës. Manchester City fitoi 2-1, pasi golat e Sane kthyen avantazhin e Kramaric. Shaktahtari barazoi 1-1 ndaj Lyonit.

Renditjet e grupet


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kryesore Manchester City