Dortmundi i këtij sezoni është një ekip krejtësisht i çuditshëm. Djemtë e Favre falin 45 minutat e para dhe kthejnë gjithçka në 45 minutat e dyta. Vendasit bënë një tjetër hap falas në shtëpi kundër Paderbornit të kapitenit Klaus Gjasula duke barazuar me rezultatin 3-3. Një ndeshje me shumë emocione dhe gola të shumta.
Miqtë dominuan në pjesën e parë duke shënuar plot 3 herë në portën e Dortmundit. Golat ishin thuajse të njëjtë, pasi dy herë Mamba ndëshkoi me kundërsulme dhe një vendosje të gabuar të mbrojtjes, po ashtu dhe goli i tretë i shënuar nga Holtman shkoi në rrjetë për fajin e lojtarëve kundërshtar.
Dortmundi u fut me dëshirë tjetër në pjesën e dytë. Sancho dha menjëherë sinjale se 45 minutat e dyta do të ishin për kthesën e madhe duke shënuar në minutën e 47′. Vendasit rritën presionin dhe arritën të ngushtonin sërish me anë të Wisel në minutën e 84′, goli i barazimit erdhi nga Reus në minutën e fundit shtesë. Paderborni nuk arrin të ruajë avantazhin e trefishtë duke u konfirmuar si një ekip i lehtë. Skuadra e Gjasulës mbetet në vendin e fundit me 5 pikë, ndërsa Dortmundi mban vendin e 5 me 20 pikë.