Sport20 Korrik 2019, 09:21

Video: Dortmundi zbret në tokë Liverpool-in, tërbohet trajneri Klopp

Shkruar nga Pamfleti
Video: Dortmundi zbret në tokë Liverpool-in, tërbohet trajneri

Në stadiumin “Notre Dame”, Indiana, SHBA, u zhillua miqësorja e parë e luksit për këtë fazë përgatitore. Borussia Dortmund fitoi me rezultatin 3-2 ndaj kampionëve të Europës, Liverpoolit.

Paco Alcacer hapi serinë e golave që në minutën 3’, ndërsa Wilson barazoi shifrat në minutën 35’, duke mbyllur pjesën e parë në barazpeshë. Me rifillimin e 45 minutave të dyta Dortmund e nis me shumë zëvendësime. Skuadra gjermane shënon dy gola të shpejtë me autorë Delaney (53’) dhe Bruun Larsen (58’).

Ndërkohë që Jurgen Klopp priti minutën 60’ për të ndërruar të gjithë skuadrën. Brewester ngushtoi diferencën për “Reds” 15 minuta para fundit, por nuk ia dolën të shënojnë golin e barazimit. Pas kësaj sfide skuadrat do të vijojnë me ndeshjet e tyre të forta në ditët në vijim, në International Champions Cup.

Sport Borussia Dormund Liverpool