Showbiz 2 Prill 2018, 13:05

Video/ Dy pilotët e avionit gjenden përballë një UFO-je dhe thonë se…

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Dy pilotët e avionit gjenden përballë një UFO-je dhe

Video/ Dy pilotët e avionit gjenden përballë një UFO-je dhe thonë se...

A ekzitojnë alienët? Dy pilotë amerikanë, të cilët drejtonin avionë mallrash , kanë lajmëruar në një distancë kohorë prej pak minuash nga njëri-tjetri, një objekt të paidentifikuar që fluturonte në qiejt e Arizonës. Të dy ata i kanë raportuar menjëherë kullës së kontrollit të ‘Albuquerque Center air traffic control’, duke specifikuar që objekti fluturonte në drejtim të kundërt me avionët e tyre.

Administra e “Federal Aviation”(FAA) ka bërë publike tashmë rregjistrimin e komenteteve të tyre, të cilët u trasnmetuan në mediat amerikane nën siglën “No comment”.
«Nuk kemi agjë për të shtuar- thonë ata- përveç asaj që dëgjohet në regjistrim”. Dukuria u rregjistrua më 24 shkurt në orën 3:30 pm. Sinjalizimi i parë erdhi nga piloti i ‘Phoenix Air’: «A ka ndonjë avion në kursin tonë pasi na kaloi sipër 30 sekonda më parë ». Përgjigjja e FAA ishte «Jo». Asnjë avion nuk ishte parashikuar në atë zonë. Por menjëherë pas kësaj kontrollorët e FAA-së të Albuquerque, kanë lajmëruar avionin tjetër 1095, i cili i përkiste shoqërisë “American Airlines Flight” dhe që fluturonte pak më tutje duke e këshilluar të hapte sytë se mos përplasej me një objekt të paidentifikuar në qiell.

Nuk zgjati as dhe një minut më vonë, kur dhe piloti i dytë raportoi që objekti i dyshimtë u kaloi afër. «Diçka na kaloi sipër në këto momente. Nuk e di çfarë është, por fluturonte në një lartësi prej 3.000 këmbësh (afësisht 1 km)sipër».

Piloti nuk mund ta përcaktonte dot objektin, por theksoi se bëhej fjalë për një objekt të shndritshëm, dhe shprehu dyshime se mos bëhej fjalë për një balonë të Google-t. Të dy sinjalizimet erdhën rreth 500 milje nga Roswell-i, në New Mexico, vend ky shumë i famshëm për historitë me UFO. Në këtë vend, kohë më parë në vitin 1947 shumë vetë besojnë se kanë parë të binte në tokë një objekt i paidentifikuar. /PamfletiMAGAZINE

Lifestyle Video/ Dy pilotët e avionit gjenden përballë një UFO-je dhe thonë se...