Video/ Emocionuese! Ndodh propozimi përrallor për martesë në mes të Dhërmiut

Krejt rastësisht, stafi i “Edicionit Veror” gjatë intervistave të tyre në jug të vendit, u njoh me rastin e një djali, i cili kishte përgatitur një propozim si nëpër filma për të dashurën e tij prej 13 vitesh. Një pjesë e propozimit u transmetua live gjatë intervistës me Jonida Shehun.

Bëhet fjalë për një propozim që u organizua në fshehtësi të plotë, i ndihmuar rastësisht nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, që shpëtoi komardaren në formë unaze, të cilën era e fortë e degdisi në det.

E kështu, pasi ai u ul në gjunjë, shpërthyen fishekzjarret dhe xixat, ajo me lot në sy s’mund të thoshte gjë tjetër përveçse “Po, pranoj!”.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti