Showbiz14 Maj 2018, 17:48

Video epike/ Spikeri i lajmeve shpërthen në të qara në mes të emisionit

Shkruar nga Pamfleti

Video epike/ Spikeri i lajmeve shpërthen në të qara në mes të emisionit

Në  mediat online po bën xhiron e rrjetit video-ja epike e një spikeri lajmesh, i cili shpërthen në ta qara në mes të edicionit informativ.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bëhet fjalë për gazetarin e “Kon TV”, Mustafa Durmus, i cili po informonte teleshikuesit për rezultatin e ndeshjes Beshiktash-Osmanlispor. Një ndeshje, e cila përfundoi me rezultatin 3 me 2 për Beshiktashin.

Me sa duket spikeri i lajme ka qenë tifoz i Osmanlispor dhe duke qenë se nuk i ka pëlqyer rezultati i skuadrës së tij të zemrës, nuk është përmbajtur dot dhe ka filluar të qajë me të madhe në mes të edicionit informativ.

Video-ja e këtij momenti epik po bën xhiron e rrjetit dhe  të gjithë po shkrihen së qeshuri. Natyrisht që në këto raste nuk mungojnë as memet të cilat janë bërë shumë shpejt virale.

Showbiz