Showbiz22 Prill 2018, 15:04

Video/ Ermal Mamaqi akuzon publikisht moderatoren: “I more emisionin gruas time”

Shkruar nga Pamfleti

Video/ Ermal Mamaqi akuzon publikisht moderatoren: “I more emisionin gruas time”

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Xing me Ermalin” ishte e ftuar bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, e cila tashmë e ka ndërtuar jetën e saj në Turqi, dhe është martuar me aktorin e njohur Tolghan Sayisman.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ish-miss Shqipëria e cila prej pak kohësh është rikthyer në Shqipëri për të drejtuar spektaklin “Dancing with të stars”, e ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit është akuzuar me humor se i ka marrë emisionin e gruas së tij.

Kujtojmë që për vite me radhë spektakli “Dancing with the stars” është moderuar nga Amarda Toska.

“Çdo ti që vjen dhe na merr shfaqjet dhe spektaklet, ke pak andej në Turqi ti?”, ishte pyetja ironike e Ermalit.

“Pse çfarë problem ke ti”, ia ktheu pa hezituar Almeda.

“Po ishte emisioni i gruas time…”, vazhdoi Ermali.

Mirëpo kësaj radhe përgjigja e Almedës ishte e shkurtër dhe e prerë si për t’i dhënë fund debatit: “E pra”.

Showbiz